Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në Elbasan. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë është plagosur njëri nga drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.
Report Tv ka siguruar foto nga aksidenti, ku duket se përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë, duke shkatërruar ‘Fuoristradën’.

/Shqiptarja.com
Report Tv ka siguruar foto nga aksidenti, ku duket se përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë, duke shkatërruar ‘Fuoristradën’.

Njoftimi i policisë:
Më datë 05.02.2018 në fshatin Bradashesh janë përplasur dy mjete. Mjeti me targa AA 864 NB është përplasur me mjetin me targa AA 153 ES drejtuar nga shtetasi A.Ç., 28 vjeç banues në fshatin Vidhas. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit me targa AA 864 NB dhe pasagjeri që ndodhej në këtë mjet.
Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
d.c./shqiptarja.com









