ELBASAN - Ish pronarët e komunës Labinot –Fushë në Elbasan kanë protestuar, për tjetërsimin e pronave, të cilat kanë qenë ish magazina të rezervave të shtetit. Sipas tyre, trualli I ish rezervave të shtetit, duhet t’u kthehet banorëve, pasi ata janë pronarë të ligjshëm. Konflikti ka nisur 5 muaj më parë, kur ish përgjegjësi I rezervave të shtetit Pëllumb Hyseni I ka privatizuar këto prona për djalin e tij Julian Hyseni. Banorët kërkojnë ligjshmërinë mbi pronat e tyre, ndërsa I bëjnë apel instancave përkatëse që të ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij problemi.
Ndërkohë edhe kryetari i komunës Labinot Fushë, Osman Qosja e ka cilësuar privatizimin e ish rezervave të shtetit si të paligjshëm, pasi nuk është marrë leje në komunë, nga ana e privatizuesve.
Bashkë me privatizimin e truallit të ish rezervave të shtetit, privatizuesi Pëllumb Hyseni ka tentuar të bllokojë edhe rrugën e fshatit Griqan i poshtë, e cila lidh këtë fshat me komunën Labinot-Fushë, duke indinjuar kështu banorët e zonës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com