ELBASAN – Rreth 500 punëtorë në Hidrocentralin e Banjës në Elbasan kanë bojkotuar punën dhe kanë kërkuar respektimin e kontratave të nënshkruara. Teksa kërkojnë t’u njihen orët shtesë ose të respektohet 8-orarëshi, ata shprehen të pakënaqur me mënyrën se si trajtohen nga punëdhënësit. Madje ata thonë se , në momentin kur u mor vendimi për bojkotimin e punës, janë kërcënuar nga efektivët e policisë të thirrur nga përfaqësuesit e firmës “Limak”.
Sakaq protesta e punëtorëve të HEC-it të Banjës është mbështetur edhe nga sindikata e punëtorëve, ku sipas nënkryetarit të kësaj sindikate për rrethin e Elbasanit, Fadil Kamami, punëtorët nuk do të rikthehen në punë nëse firma nuk plotëson kërkesat e punëtorëve.
Por nga ana tjetër drejtori i projekteve të firmës Limak , Mustafa Ozgan edhe pse mohon të jetë në dijeni të shqetësimeve të punonjësve shqiptarë, premton se do ti marrë në konsideratë kërkesat e tyre.
Kjo është hera e dytë Brenda 3 muajve që punonjësit e hidrocentralit të Banjës, protestojnë për pagat e ulëta dhe mosplotësimin e kushteve në punë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO