Qarkullonin me kallashnikov në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Elbasan me të shkuar kriminale (EMRAT)

ELBASAN- Dy të rinj me precedentë të mëparshëm penal janë arrestuar në Elbasan, pasi me makinën me të cilin udhëtonin u është gjetur një armë zjarri kallashnikov.

Në pranga kanë rënë Aurel Kaçaniku, 32 vjeç (i dënuar më parë në Gjermani) i cili ishte shofer dhe Renaldo Sadushi 30 vjeç (me precedent për plagosje dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë), i cili ishte pasagjer.

Gjatë kontrolleve është gjetur nën sediljen e pasagjerit, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje nga të arrestuarit.

‘Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara gjatë hetimit proaktiv, kanë ndaluar për kontrolle, në rrugën "Iliaz Kosova", automjetin me drejtues shtetasin A. K., 32 vjeç (i dënuar më parë në Gjermani), dhe me pasagjer shtetasin R. S., 30 vjeç (me precedent për plagosje dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë).

Gjatë kontrolleve është gjetur nën sediljen e pasagjerit, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje nga të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë