Programi për fshatin, i mbështetur nga Fondi Kombëtar i Garancisë, një paketë financimi e qeverisë dhe BERZH deri në 300 milionë euro, në bashkëpunim me bankat, synon zhvillimin e familjes fermere si sipërmarrje.
Për të përfituar nga ky Fond, Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimin me fermerë të Elbasanit, i nxiti ata në një ndërveprim aktiv me bashkitë dhe qeverinë, për të pasur projekte të qarta investimi që mbështeten nga bankat.
''Duhet që banka të këtë një projekt, një aplikim serioz dhe bindës në mënyrë që të kreditojë fermerin dhe kjo varet e gjitha nga puna që bëjmë. Ato 300 milionë euro mund të thithen por edhe mund të mbeten aty nëse ne nuk jemi aktiv me projekte dhe nëse ndërveprimi mes fermerëve, bashkisë dhe qeverisë nuk funksionon siç duhet'', u shpreh kryeministri Rama.
Kryeministri premtoi gjithashtu zgjidhjen e përhershme të problemit me titujt e pronësisë.
Më pas kryeministri ka vizituar pikën turistike të Bysheku,e cila për shkak të gjendjes së degraduar të rrugës, prej shumë vitesh është bërë gjithnjë e më pak i frekuentuar.
Tashmë, me përfshirjen e tij në Bashkinë e re të Elbasanit ka nisur edhe rikonstruksioni i rrugës.
Ndalesa e radhës e kryeministrit ishte në Urgjencën e Spitalit të Qytetit të Elbasanit. Sipas kryeministrit, me riorganizimin e këtij shërbimi banorët e Elbasanit do të përfitojnë një shërbim më të shpejtë dhe më efikas të urgjencës mjekësore, pas riorganizimit të këtij shërbimi esencial në territor.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO