ELBASAN - Busheku, dikur një prej zonave më të preferuara për elbasanasit, tashmë ka mbetur vetëm një kujtim i bukur në mendjet e tyre. Vetëm 6 km larg qendrës së urbanizuar të Elbasanit, pika turistike është e vetmja zgjidhje për ta larguar vapën mbytëse në qytet.
Ky sezon veror e ka gjetur pikën turistike të Bushekut të harruar e të mbuluar nga pluhuri që shkaktohet nga rruga e amortizuar dhe nga automjetet e renda që kalojnë në ketë zonë.
Premtimet e përvitshme për rikonstruksionin e rrugës që lidh këtë pikë turistike me aksin Elbasan-Gjinar ka mbetur në letër.
Të penduar për investimet që kanë kryer janë kryesisht biznesmenët e zonës, të cilët shprehen se rruga e shkatërruar po i çon drejte falimentimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO