ELBASAN - Sektori i Krimit Ekonomik ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 23 makineri lojrash fati, që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm në qytetin e Elbasanit.

Burime të Policisë bënë të ditur për ATSH-ne se "me qëllim rikontrolln e të gjithë territorit për organizim të pa lejuar lojrash fati, Komisariati i Policisë organizoi një kontroll gjatë orëve të vona të një nate më parë dhe në vijim, ku u bë i mundur sekuestrimi i 23 makinerive lojrash fati.

Gjithashtu, personat përgjegjës u proçeduan penalisht për veprën penale "Ushtrim aktiviteti të paligjshëm lojrash fati". Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për hetime të mëtejshme. /a.ke/