ELBASAN - Policia e qytetit të Elbasanit ka arrestuar dy persona pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe trafik armësh. 

Të arrestuarit janë Hasan Kumrija dhe Bashkim Rrasa të cilëve gjatë kontrollit u janë gjetur fishekët dhe arma e zjarrit tip pushkë.
 
Nga të dhënat e policisë mësohet se gjatë kontrollit në banesën e Hasan Kumrijas u gjetën 100 copë fishekë pistoletë.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e Bashkim Rrasa iu gjetën në banesë 1 armë pushke dhe 260 copë fishekë automatiku.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)