ELBASAN, 25 Qershor /ATSH-Miranda Sadiku /.- Ashtu siç ishte parashikuar dhe publikuar, pas përfundimit të punimeve për rikonstruksionin e stadiumit, ky i fundit nuk do të mbaj më emrin "Ruzhdi Bizhuta". Me vendim të Këshillit Bashkiak në Elbasan foleja e re e ekipit tonë kombëtar do të ketë emrin "Elbasan Arena".
Ky vendim u morr në unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak, së bashku me vendimin për ndryshimin e disa emrave të rrugëve dhe institucioneve të tjera në Elbasan. Në muajin shkurt të këtij viti nisën punimet për rikonstruksionin total të stadiumit "Ruzhdi Bizhuta", të cilat parashikohet të përfundojnë në fund të muajit gusht në mënyrë qe stadiumi të jetë gati për eleminatorët e europianit 2016. Firma e cila ka fituar tenderin ka nisur punimet njëkohesisht në ambientet e brendshme dhe të jashtme te stadiumit. Bashkia Elbasan ka marrë përsipër sistemimin e ambienteve të jashtme të stadiumit sipas kerkesave të UEFA-s. FSHF vendosi një investim prej 1.3 milion euro që stadiumin "Ruzhdi Bizhuta", ta kthejë në një stadium ndërkombëtar. Rikonstruksioni i stadiumit në përputhje me standardet e vendosura nga FIFA dhe UEFA,si edhe me mbështetjen e qeverisë shqiptare do t'i shërbejë jo vetëm skuadrës sonë kombëtare, por breza të tërë sportistësh. Në këtë projekt përfshihen një sërë investimesh siç janë rikonstruksion total i dhomave të zhveshjes me kushtet që kërkon UEFA, doping, salla e konferencave për shtyp, rikonstruksioni i të gjithë dhomave të gjyqtarëve, ndërhyrja e emergjencës, investime në pjesën e personave VIP me rreth 400 vende, godinat e transmetimit, etj. Ndërkaq edhe Bashkia e Elbasanit është pjesë e këtij investimi ku do të akordojë fonde për rikonstruksionin e rrugës rreth e qark stadiumit si edhe hyrjes së tij, ndërsa pjesa tjetër do të jetë investim nga UEFA dhe qeveria shqiptare. Parashikohet që në vitin 2016 në " Ruzhdi Bizhuta" kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndeshjet e saj për kualifikimet europiane./z.t/./a.g/
/Shqiptarja.com