/ATSH-Miranda Sadiku/.- Është zhvilluar sot ne Elbasan takimi rajonal i autoriteteve vendore për një ligj të ri mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor. Ky takim mblodhi përfaqësues të bashkive, komunave e qarqeve Elbasan e Korçë për të kontribuar në proceset ligjvënëse të reformës së decentralizimit.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, kërkoi që ligji i ri mbi funksionimin dhe organizimin e pushtetit vendor t'u japë më shumë kompetenca njësive vendore. "Nevojitet një ligj sa më efektiv që të jetë i zbatueshëm nga të gjitha njësitë e pushtetit vendor. Ligji 8652 ishte një ligj shumë i mirë në përmbajtje, por që kishte nevojë për t'i dhënë më shumë kompetenca njësive vendore. Ky ligj nuk duhet të arnohet, por të bëhet një ligj siç duhet, pavarësisht sa kohë do të duhet për këtë. Bashkitë e reja që do të krijohen kanë nevojë për më shumë autonomi të pushtetit vendor, për më shumë kompetenca, kanë nevojë të marrin në dorë fatin e rajonit që administrojnë. Kur flasim për decentralizmim, pra për rritje të detyrave dhe detyrimeve kjo duhet të shoqërohet edhe me kompetencat e duhura", tha Sejdini.
Ky takim i organizuar nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe ajo për Autonominë Vendore kishte për qëllim përmirësimin e legjislacionit për pushtetin vendor.
/Shqiptarja.com