ELBASAN- Situata në të cilën ndodhen varrezat e dëshmorëve në qytetin e Elbasanit, paraqitet në gjende të rënduar. Pamjet që të kap syri në këto varreza nuk i përkasin viteve të largëta, por 8 majit të vitit 2014, vetëm tre ditë pas përkujtimit të 70-vjetorit të të rënëve në Luftën Nacional Çlirimtare.
 
Ndonëse në ditë përkujtimoresh emrat e këtyre dëshmorëve dhe vepra e tyre, janë kryefjalë e ditës, mungesa e kujdesit ndaj varreve të tyre tregon se gjithçka mbetet në vorbullën e një retorike boshe.
 
Situata tejet e rëndë në këto varreza pranohet edhe nga kryebashkiaku Qazim Sejdini, i cili shprehet se Ministria e Mbrojtjes duhet të lëvrojë fonde për të sistemuar varret e dëmtuar nga agjentët atmosferik dhe nga dora e njeriut.
 
Mungesa e kujdesit karshi varrezave të dëshmorëve është fenomen shqetësues thuajse në të gjitha qytet e vendit.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)