ELBASAN, 4 Shtator/ATSH- M. Sadiku/. - Gjatë inspektimit të ndërtimeve pa leje në qarkun e Elbasanit, ditën e djeshme janë evidentuar disa objekte të ndërtuara në mënyrë të paligjshme si dhe ka filluar procedimi penal për disa shtetas.
"Aksioni për evidentimin e ndërtimeve pa leje do të vijojë në të gjithë qarkun e Elbasanit. Pronarët e objekteve janë proceduar penalisht për shkelje të ligjit dhe u është kërkuar të prishin objektet brenda një afati të caktuar kohor", shprehet zëdhënësja e Policisë, Valbona Begu.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë evidentuar katër raste në fshatra të Elbasanit dhe në qytetin e Gramshit.
Aksioni vijon ende nga Drejtoria e Policisë Elbasan si dhe nga Komisariatet e Policisë në rrethe për evidentimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje. /a.r//a.ke/
/Shqiptarja.com