ELBASAN - Një operacion nga Policia e Elbasanit i koduar “Balldreni” ka bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e një arsenali armësh, ndërsa janë arrestuar edhe 3 persona.
Kështu në pranga kanë rënë Klevis Qevani 25 vjeç, banues në Balldren të Elbasanit, Fadil Qevani 50 vjeç po banues në Balldren të Elbasanit dhe Marsel Qevani 20 vjeç, banues në Peqin.
Gjatë arestimit të tyre u sekuestruan 10 armë zjari mes të cilave, 7 automatikë model 56. 2 automatikë model 54, një pushkë model 56, tre granata mësymëse, 1600 fishekë të llojeve të ndryshme, 6 krehëra dhe dy automjete me të cilat të arrestuarit bënin transportin e armëve.
Sipas policisë arrestimi i tyre erdhi si rezultat i një hetimi një mujor nga ana e policisë Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale për veprën “Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com