Thuhet se elefantët nuk harrojnë kurrë, ndaj nuk ishte ndonjë surprizë kur ata mbajtën mend ditën e nisjes së Kupës së Botës dhe dolën në rrugët e Bangkokut duke festuar.
Ndeshjet dhe festimet në rrugët e kryeqytetit Tajlandez ishin në të njëjtin ritëm si dhe në qytetin pritës të Kupës së Botës, madje akoma më emocionuese me pjesëmarrjen e elefantëve argëtues të cilët të lyer më ngjyrat kombëtare të vendit, kërcyen dhe argëtuan turistët e Tajlandës duke sjellë gëzimin e festimeve të futbollit.
Drejtuesi i këtij aktiviteti tha se turma e grumbulluar rreth elefantëve tregoi se turistët dhe banorët e vendit ishin të lumtur që merrnin pjesë në këtë shfaqje, pa u dashur të zbatonin orarin e shtetrrethimit të vendosur nga forcat ushtarake të vendit që prej 22 majit, e cila do të shtyhet gjatë periudhës së zhvillimit të botërorit të futbollit në Brazil.
Një turiste Irlandeze, e quajtur Vanessa Lewis, shumë e entuziazmuar nga shfaqja shprehet se është shumë argëtuese dhe njëkohësisht çmenduri të shohësh sesa bukur kërcejnë elefantët.
Ndërsa një turiste tjetër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregon se ndalimi i shtetrrethimit gjatë këtij panairi arriti rezultatin e duhur, pasi të gjithë u argëtuan shumë, ndonëse nuk ishin në dijeni se një shfaqje e tillë do të performohej në atë ditë dhe atë orar. “Befasia na e bëri dy herë më emocionuese këtë shfaqje”, është shprehur ajo.
Katërkëmbëshit gjigant mund të kenë lëvizur me pak vështirësi por turma i përkrahu dhe i duartrokiti gjatë gjithë ndeshjes.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com