TIRANË- Sali Berisha po manipulon edhe në Kukës zgjedhjet për kryetarin e degës. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ibsen Elezi thotë në Report Tv se Berisha i ca caktuar kandidatët dy ditë përpara zgjedhjeve të cilat do të mbahen të dielën. Elezi thotë se Sali Berisha po shkel hapur rregullat, pasi ka vendosur si kandidat për kreun e degës një person të deleguar nga Tirana. Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Elezi thotë se Berisha nuk po i lë kandidatëve kohë që të bëjnë fushatë.
Ndonëse Berisha po i manipulon zgjedhjet hapur, ai nuk e pranon, por i duket një gjë proces krejtësisht normal. Kështu thotë Elezi, i cili tregon se i ka shkruar Berishës, por ai nuk e konsideron një deformim të procesit zgjedhor.
“Kandidatët e Kukësit u përcaktuan mbrëmë ç’ka do të thotë që kanë vetëm dy ditë kohë të komunikojnë për të dhënë platformën. Gara që ne pretendomini ka degraduar në një garë pakuptim. Shkelje tjetër është pothuajse absurde ka qenë kandidat nga Tirana, duke eliminuar të gjithë kandidaturat e tjera. I jam drejtuar Berishës i kam kërkuar të respektojë rregullat e lojës. Nëse mendon se ai është kandidat ta shpallë, por të na lërë të bëjmë fushatë.
Ka sjell si kandidaturë të deleguarin dhe s’ka lënë afate kohore. Ka ardh personalisht, i kam dërguar foto që ky person është shpall si i deleguari i grupit të rithemelimit. Edhe vetë personi do ishte e turpshme që të gënjente se ka tre muaj që i thotë strukturave që jam i deleguari. Berisha e ka quajt një gjë normale këtë lloj deformimi. Zgjedhjet janë ditën e diele. Në tre ditë janë përcaktuar kandidatët”, tha Elezi në Report TV.
Elezi shprehet se Berisha ka synim që të kontrollojë të gjithë procesit dhe të vendosë në krye të besuarit e tij që më pas të marrin pjesë në Kuvendin e 30 prillit. Sipas tij, kjo metodë do çojë në shkatërrimin e partisë.
“Dje në darkë kanë dal kandidatët, kanë tendencë për të kry një proces dhe për të kontrolluar se për të bërë një garë reale. Duke emëruar kandidatura nga Tirana fusin në përçarje partinë. Vëllai im që ka qenë kandidat duhet ta vazhdonte vetë këtë garën. Unë i kam rekomanduar që garën mos ta lërë, të mos tërheqë. Nëse Basha me këto praktika i ka bërë një dëm partisë, Sali Berisha do e çojë në shkatërrim duke vepruar në mënyrë të njëanshme., Në rastin e Bashës demokratë nuk kishin pritshmëri, tani kishin. Këto veprime janë si ta shkatërrosh me qëllim. Duhej një kuvend por jo në këtë formë që të përgatisësh terrenin që të çosh njerëzit e tu e të bëjnë ‘Berisha, Berisha’. Duhet të kemi një kuvend që të ketë frymë të lirë, po s’do shkojmë të bëjmë miting", u shpreh Elezi.
Komisioni i Rithemelimit ka nisur zgjedhjet në bazë për krerët e degëve në të gjitha qytetet. Ky proces do të përfundojnë më 20 prill. Deri më tani janë zhvilluar zgjedhje në disa nga degët e vendit. 10 ditë më pas, Rithemelimi mbledh Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.
ePO nje plake matufe po ju sjlle verdalle 30 vjete o te pa afte mire tia u beje
Përgjigju