Çifti më i komentuar i spektaklit të kërcimit”Dancing with the stars” ka nisur pushimet e parë së bashku. Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj, jo vetëm çift në kërcim, por tashmë edhe në jetën reale, kanë vendosur të shijojnë romancën e tyre. Ata kanë zgjedhur Kroacinë si vendin e parë për të vizituar së bashku.
Më pas këngëtarja ka zgjedhur të ndajë këtë foto me balerinin.
Dyshja u njohën në "Dancing with the stars" ku lindën edhe ndjenjat mes tyre. Pasi pranuan romancën e tyre në publik, Elhaida dhe Lediani, përveçse u duartrokitën nga shumë njerëz për emocionet që përcollën, patën gjithashtu edhe shumë kritika në rrjet.
Njerëzit paragjykuan faktin që pak kohë më parë balerini ishte në një marrëdhënie me Ditjona Borën, prej rreth 10 vitesh.
Lediani ka deklaruar se ata kanë biseduar bashkë për çdo gjë dhe se lidhja e tyre është reale. Nga ana tjetër, Elhaida është shprehur se të dy kanë qenë beqarë kur nisën lidhjen e tyre dhe ka kërkuar që njerëzit ta lënë ta jetojnë historinë.