Eliton Lafetaj, i dënuar nga gjykata
për plagosje, ja vendimi i plotë

Eliton Lafetaj, i dënuar nga gjykata<br />për plagosje, ja vendimi i plotë
Me vendim e gjykatës së Tiranës, një vit më parë, viktima e djeshme Eliton Lafeta është dënuar për plagosje dhe amrëmbajtje pa leje. Më poshtë e zbardhur e plotë vendimi I gjykatës.
 
Asistuar nga sekretarja gjyqësore Entela SHEHU, me pjesmarrjen e prokurorit Ervin KARANXHA, sot, në datën 11.07.2012, në Tiranë, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike çështjen penale Nr. 1204 Akti, në ngarkim të:
 
TE PANDEHURIT: Elio Bendo (Eliton Lafetaj), i biri i biri i Pjetrit dhe iSuzanës, dtl. 27.02.1976, lindur ne Fushë Arrëz, Pukë, banues në Tiranë, Rr. “Irfan Tomini”, P.88, Shk.2, Ap.12, i divorcuar, me arsim të mesëm, i padënuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me masë sigurimi arrest në shtëpi, mbrojtur në gjykim nga av. Detar Hysi, me liçencë nr. 1261, me deklarim në seancë gjyqësore.
 
AKUZUAR: Për vepren penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe kundërvajtjen penale të plagosjes së lehtë me dashje, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
 
Gjykata pasi pranoi kërkesen e të pandehurit për gjykim te shkurtuar, mori provat, degjoi prokurorin Ervin Karanxha, i cili ne diskutimin perfundimtar kerkoi deklarimin fajtor te se pandehurit Elio Bendo (Eliton Lafetaj) per veprat penale per te cilat akuzohet dhe denimin e tij ne baze te nenit 278/2 te KPenal me nje vit burgim, ne baze te nenit 89 te KPenal me tre muaj burgim, ne baze te nenit 55 te KPenal denimin perfundimisht te te pandehurit Elio Bendo (Eliton Lafetaj) me nje vit burgim, te pandehurin Elio Bendo (Eliton Lafetaj dhe avokatin Detar Hysi, te cilet kerkuan pafajesi, si e shqyrtoi çeshtjen ne teresi:
 
VEREN

Se Prokuroria prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane ka filluar ndaj te pandehurit Elio Bendo (Eliton Lafetaj) procedimin penal Nr. 49, viti 2012, duke e akuzuar ate per veprat penale te parashikuar nga nenet 278/2 dhe 89 te KPenal dhe pasi ka perfunduar hetimet e ka sjelle çeshtjen per gjykim.
 
Ne seance gjyqesore i pandehuri Elio Bendo (Eliton Lafetaj)kerkoi gjykim te shkurtuar ne baze te nenit 403 te KPPenale.
 
Prokurori ishte dakord me kete kerkese te te pandehurit. Gjykata pasi e pranoi kerkesen e te pandehurit ne baze te nenit 404 te KPPenale, zhvilloi gjykimin sipas kerkesave te nenit 405 te KPPenale, duke u bazuar ne gjendjen qe jane aktet.
 
Nga shqyrtimi gjyqesor rezultoi se shtetasi Iljas Katiraj ka nje lokal, tek i cili punon djali i tij dhe familja. Ne lokal ai ka klient te rregullt shtetasin Daniel Pane, i cili punon si marangoz dhe ka nje punishte qe ben mobilje te ndryshme. Ne date 18.12.2011, tek lokali i tij kishte shkuar Danieli, se bashku me vellane e tij Erin. Ata ishin ulur ne tavoline me Iljasin. Ne bisede e siper Danieli i ka thene Iljasit qe nje person qe merrej me Xhoi Lloto i kishte ngelur 1 milion leke te vjetra borxh, pasi ai i kishte bere nje dhome gjumi. Pjesen prej 1 milion lekesh ai nuk ja jepte dhe ne lidhje me kete kishin bere debate ne telefon me njeri-tjetrin dhe e kishin lene per tu takuar tek lokali i Iljasit. Pas rreth 10 minutash perpara lokalit ka ardhur nje makine tip BMW me ngjyre te zeze. Danieli kishte zbritur poshte, pasi i kishte rene telefoni.

Nga makina kishin dale kater persona, te cilet kishin filluar duke qelluar me grushta dhe shkelma Danielin. Duke pare kete gje nga lokali ka zbritur per te ndihmuar Danielin, djali i Iljasit Odisea se bashku me Erin, vellane e Danielit. Ne kohen kur ata kane zbritur, kater personat kane fillur duke qelluar me grushta dhe shkelma edhe Odisese dhe Erin. Iljasi ka zbritur poshte dhe ka marre nje ristele ne dore dhe eshte drejtuar per tek personi qe po qellonte djalin e tij, Odisene. Ne kete kohe atij i ka thirrur nje person, duke e share me fjale ofenduese, si dhe i eshte afruar atij duke mbajtur ne dore nje pistolete. Ne kohen kur Iljasi eshte kthyer nga ky person me shkop ne dore dhe ka qene afer tij, personi ka qelluar njehere me pistolete ne kembe Iljasin. Pas kesaj Iljasi ka tentuar t`i marre armen personit, por ai se bashku me personat e tjere jane larguar, duke hipur ne makine dhe duke ikur me shpejtesi.
 
Per ngjarjen, si dhe per faktin se ne SUQU kishte shkuar i plagosur me arme zjarri shtetasi Iljas Katiraj, eshte njoftuar salla operative. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar menjehere punonjesit e policise, te cilet kane kryer veprimet e para hetimore, kane kqyrur vendin e ngjarjes, pasqyruar ne procesverbalin dt. 18.12.2011, sebashku me tabelat fotografike, kane sekuestruar provat materiale, pasqyruar ne procesverbalin  dt. 18.12.2011, marre marre deklarimet e personave qe kane dijeni per vepren penale, pasqyruar ne procesverbalet  perkatese, kane marre vendim per kryerjen e ekspertimeve balistik, biologjik, mjeko-ligjor, etj. Ne vendin e ngjarjes ndermjet te tjerave eshte fiksuar e me pas sekuestruar nje gezhoje, me makerim FN-7.65 mm, te stamposur ne fundin e saj, e cila ka qene me kapsolle te goditur. Me pas me shkresen nr. 26567  prot., dt. 21.12.2011, materialet i jane derguar organit te prokurorise. 
 
Ne keto kushte organi i prokurorise ka filluar ndaj te pandehurit Elio Bendo (Eliton Lafetaj) çeshtjen penale, duke e akuzuar ate ne baze te neneve 278/2 e 89 te KPenal.
           
I demtuari Iljasi Katiraj ka dhene karakteristikat e pergjithshme te personave qe kane marre pjese dhe ka shpjeguar se nuk eshte ne gjendje ta njohe personin qe e ka qelluar. Gjithashtu ai ka shpjeguar se nuk e njeh as personin qe i detyrohej Danielit, por kishte marre vesh qe ai merrej me nje  kompani bastesh sportive, Xhoi Lloto. Ne lidhje me distancen midis tij dhe personit qe e qelloi, Iljasi shpjegon se ka qene e vogel,  pasi pas te shtenes ai ka tentuar ti marre armen personit qe e ka qelluar.
 
Shtetasi Erjol Pane, vellai i Daniel Panes, ka deklaruar se ata si familje punojne si marangoze dhe kane nje punishte mobilerie tek shtepia e tyre, atje ku banojne. Erjoli ka shpjeguar se perpara rreth 3 javesh ata i kishin bere nje dhome gjumi nje klientit te tyre qe quhej Eliton Lafetaj dhe ishte nga Puka. Danieli kishte rene dakord me Elitonin per dhomen e gjumit ne shumen 2 milion leke. Ai kishte dhene 1 milion leke kapar dhe diferencen do ta paguante kur te mbaronte dhoma e gjumit. Pasi e kane mbaruar dhomen, Erjoli se bashku me Danielin e kane çuar dhe e kane montuar ne shtepine e Elitonit, ne Selite, Rr. “Irfan Tomini”, tek nje pallat i vjeter, ne katin e dyte, prane shkolles 28 Nentori. Pasi i kane montuar dhomen, Danieli i kishte kerkuar leket Elitonit nepermjet telefonit, pasi ai nuk ishte ne shtepi.

Ai i ka thene Danielit qe ta priste nje jave per leket. Danieli i ka thene mire dhe ata jane larguar nga shtepia e Elitonit. Nga dita e montimit dhe deri ne kohen e ngjarjes kane kaluar tre jave. Ne date 14.12.2011 Danieli e ka marre ne telefon Elitonin dhe i ka thene per leket. Elitoni i ka thene qe do t`i jap te shtunen. Diten e shtune Danieli e ka marre perseri ne telefon Elitonin dhe ai i ka thene qe do ia jepte leket diten e diele, pra diten e ngjarjes pasdite. Danieli ka marre ne telefon Elitonin, por ai nuk ia ka hapur. Pas kesaj ai i ka derguar nje sms, ku i ka thene pse nuk ia ka hapur telefonin, pasi e kishin lene per leket. Pas kesaj Elitoni e ka marre ne telefon Danielin dhe e ka share. Pas pak Elitoni e  ka marre perseri ne telefon Danielin dhe i ka lene takim tek lokali i Iljasit.

Aty  ka komunikuar perseri ne telefon me te dhe i ka thene qe te zbriste poshte per tu takuar. Elitoni ka ardhur me nje makine tip BMË, me ngjyre te zeze me targa italiane. Nga makina ka zbritur nje person shume i gjate, i cili mbante ne koke nje kapele. Personi qe zbriti nga makina ishte Elitoni, pasi Danieli i kishte thene qe Elitoni ishte shume i gjate dhe kishte makine BMË. Pas tij kane zbritur dhe tre djem te tjere nga makina. Ne kete kohe djali me kapele ka qelluar me grusht Danielin dhe me pas kane filluar ta qellojne dhe tre personat e tjere. Danieli ka rene ne toke. Ne kete kohe Erjoli ka shkuar ne ndihme te vellait te tij dhe ka nderhyre, duke qelluar me grusht personin me kapele. Nderkohe Danieli u eshte shkeputur atyre dhe personat kane filluar te qellojne Erjolin.

Ne kete kohe aty kane nderhyre per te ndare personat qe po grindeshin shtetasit Odise e Iljas Katiraj. Ky i fundit, me nje tub qe kishte ne dore, ka qelluar ne trup personin e gjate me kapele per ta larguar. Nderkohe personi i gjate me kapele ka nxjerre nga brezi nje pistolete, ia ka drejtuar Iljasit poshte nga kembet dhe ka qelluar nje here. Pas te shtenes Erjoli, Odisea dhe Iljasin jane larguar pak. Personi i gjate se bashku me shoket e tij, kane hypur ne makinen BMË dhe me te jane larguar me shpejtesi ne drejtim te Doganes. Me pas Iljasin e kane derguar ne SUQU Tirane. Danieli i ka thene Eriolit qe Elitoni ishte personi i gjate me kapele ne koke. Erjoli ka shpjeguar se Elitoni ishte personi me i gjate aty dhe mbante kapele, ndersa te tjeret kane qene me trup mesatar dhe pa kapele.
 
Shtetasit Daniel Pane ka deklaruar te njejtat fakte, si dhe vellai i tij Erjoli. Ne lidhje me ngjarjen ai ka shpjeguar se eshte qelluar me grushta dhe me shkelma nga Elitoni, si dhe ka dhene karakteristikat e tij. Elitoni ndryshonte nga personat e tjere pasi ishte me i gjate.  Danieli nuk e ka pare se kush ka qelluar, pasi ka qene i shtrire ne toke. Pas te shtenes personat jane larguar me makinen BMË me ngjyre te zeze me targa italiane. Ne lidhje me Elitonin, Danieli shpjegon se ate e ka klient, me te ka komunikuar me numrin 0695888866 dhe atij i ka bere disa here pune ne pikat e llotarive sportive qe menaxhon.
 
Shtetasi Odise Katiraj ka deklaruar se kishte shkuar tek lokali i tij dhe aty kishte gjetur ne tavoline babane e tij Iljasin, se bashku me nje shokun e tij Daniel Pane, si dhe me vellane e Danielit,  Eriolin. Ne tavoline Danieli kishte thene qe nje person me emrin Eliton Lafetaj i kishte 1 milion leke borxh, ne lidhje me nje dhome gjumi qe ai i kishte bere dhe gjysmen e shumes ja kishte likujduar, por i kishte ngelur dhe nje shume prej 1 milion lekesh. Ai kishte mesuar nga Danieli se ky i fundit kishte debatuar me Elitonin ne telefon dhe e kishin lene per tu takuar. Ai kishte ardhur poshte tek lokali i Iljasit dhe kishte marre ne telefon, duke i thene hajde se jemi ketu poshte. Danieli kishte zbritur poshte, ndersa keta kishin qendruar ulur ne tavoline dhe po shikonin nga xhami i lokalit qe ndodhet ne katin e dyte te nderteses.

Danieli eshte takuar me Elitonin, i cili ishte i veshur me rroba te zeza dhe mbante ne koke nje kapele te zeze, si dhe me tre personat qe ishin me te. Ata mund te ishin te moshes rreth 25 vjeç. Pa kaluar as 10 sekonda Elitoni e ka qelluar me grusht Danielin dhe pas tij kane filluar ta qellojne me grushta dhe shkelma dhe tre personat qe ishin me Elitonin. Ne kete kohe Odisea ka zbritur poshte tek Danieli, se bashku me vellane e tij Eriolin. Odisea ka marre nje shkop, me te cilin ka qelluar ne shpatull njerin nga djemte qe ishin me Elitonin, ndersa Erjoli kishte qelluar me grusht njerin nga personat e tjere. Ne kete kohe ka zbritur dhe Iljasi, i cili i ka marre shkopin Odisese dhe me te ka qelluar njerin nga personat.  Ai ka theksuar se nuk e kishte pare se ne çfare pjese e ka qelluar Iljasi ate personin.

Ne kete kohe Elitoni kishte nxjerre nga brezi nje pistolete dhe me te kishte qelluar njehere ne kemben e djathte Iljasin. Pas kesaj kishin hipur ne makinen e tyre tip BMË 740, me ngjyre te zeze, me targa italiane dhe ishin larguar me shpejtesi. Odisea ka  shpjeguar se ai nuk e ka njohur me pare shtetasin Eliton Lafetaj, por ate ia ka shpjeguar Danieli, i cili i kishte thene qe personi i gjate me kapele ne koke eshte shtetasi Eliton Lafetaj. Ai ka shpjeguar se Elitoni kishte nje pistolete me ngjyre te zeze te vogel.
 
Shtetasi Roland Petromilo ka deklaruar se prej 6-7 muajsh ka nje pike bastesh sportive te kompanise Xhoi Lloto. Rolandi ka shpjeguar se kete pike, ia ka marre menaxherit Eliton Lafetaj, te cilin e therrasin ”Doni”. Elitoni ka numrin e telefonit 0695888866 dhe ai ka ne perdorim nje makine tip BMË, seria 740, me ngjyre te zeze, me targa italiane.
 
Shtetasi Edlir Duraku ka deklaruar se eshte shok me shtetasin Daniel Pane dhe se ky i fundit ka nje mobileri. Perpara pak kohesh Danieli i kishte bere nje dhome gjumi nje djali, te cilin e therrasin Doni dhe qe punon si menaxher ne nje shoqeri bastesh sportive qe quhet Xhoi Lloto. Doni i kishte ngelur borxh Danielit 1 milion leke te vjetra dhe keto leke ai nuk po ja jepte, por po ja vononte. Ky shtetas nuk ka qene i pranishem ne ngjarje.
 
Nga hetimet e bera ka rezultuar se shtetasi Eliton Lafetaj mban dhe gjeneralitetet Elio Bendo. Kete fakt e ka pohuar edhe motra e tij, Egladiola Nanogjokaj (Bendo).
 
Sipas aktit te ekspertimit mjeko ligjor numer 2135, dt. 30.12.2011, rezulton se ne trupin e shtetasit Iljas Katiraj konstatohen demtime, plage shpuese 1 cm ne pjesen anterio- mediane te kofshes ne 1/3 mesme, si dhe plage ne pjesen posteriore, pa hemoragji aktive. Keto demtime jane shkaktuar nga predhe arme zjarri dhe hyjne ne kategorine e atyre demtimeve qe shkaktojne humje te aftesise per pune ne masen mbi nente dite. 
 
Nga akti i ekspertimit balistik gezhoje numer 10586, dt. 20.02.2012, rezulton se gezhoja objekt ekspertimi, sekuestruar ne vendin e ngjarjes ku eshte plagosur shtetasi Iljas Katiraj, i perket pjeseve perberese te fishekeve standarte luftarake te kalibrit 7.65 mm, qe perdoren si municion nga pistoletat e kalibrit 7.65 mm dhe nga pistoletat automatike ”Skorpion”, te po ketij kalibri. Gezhoja objekt ekspertimi eshte qitur nga nje arme zjarri, e cila duhet te jete pistolete e kalibrit 7.65 mm. Ne siperfaqen e jashtme te gezhojes objekt ekspertimi u evidentuan gjurme te lena  nga pjeset dhe mekanizmat e armes qe e ka qitur ate, ku mikrorelievi i tyre paraqet karakteristika me vlera identifikuese.
 
Jane thirrur dhe pyetur shtetasit Eriol dhe Daniel Pane, te cilet kane deklaruar se autori i plagosjes me arme te shtetasit Iljas Katiraj eshte shtetasi Elidon Lafetaj.
 
Shtetasi Iljas Katiraj ka deklaruar se autori i plagosjes se tij eshte shtetasi Eliton Lafetaj, emrin e te cilit ia kishin thene shtetasit Daniel dhe Eriol Pane.
 
Shtetasi Eliton Lafetaj eshte identifikuar. Gjeneralitetet e tij sipas çertifikates se lindjes i ka Elio Bendo, i biri i Pjetrit dhe i Suzanes, i datelindjes 27.02.1976, me gjendje civile i divorcuar, me gjendje gjyqesore i padenuar, banues ne Rrugen Irfan Tomini, P.88, Shk.2, Ap.12, Tirane.
 
Pas kryerjes se vepres penale shtetasi Elio Bendo (Eliton Lafetaj) eshte larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk eshte gjetur. Per kete shkak organi i prokurorise ka kerkuar qe ndaj tij te caktohet mase sigurimi ne mungese.
 
Me vendimin nr. 329 Akti, dt. 20.03.2012, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, ndaj shtetasit Elio Bendo (Eliton Lafetaj) eshte caktuar si mase sigurimi arrest ne burg (ne mungese).
 
Me vendimin nr. 329/1 Akti, dt. 30.03.2012, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, eshte  vendosur deklarimi i ikjes se personit ne hetim  Elio Bendo (Eliton Lafetaj).
 
Me vendimin nr. 329/2 Akti, dt. 23.04.2012, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, eshte vendosur zevendesimi i mases se sigurimit arrest ne burg ndaj shtetasit Elio Bendo (Eliton Lafetaj) me masen e sigurimit arrest ne shtepi.
Arma me te cilen eshte kryer plagosja nuk eshte gjetur.
 
Ka rezultuar se i pandehuri nuk ka leje nga organet kompetente per mbajtjen e armeve luftarake. Pasi ka perfunduar hetimet organi i prokurorise e ka sjelle çeshtjen per gjykim.
 
Ne seance gjyqesore i pandehuri dhe avokati i tij nuk e pranuan akuzen. Sipas mbrojtjes nga teresia e provave qe ndodhen ne fashikull, si dhe nga shqyrtimi i çeshjes rezulton se i pandehuri nuk i ka konsumuar elementet e veprave penale per te cilat akuzohet. Nuk ka asnje fakt qe te implikoje te pandehurin ne lidhje me veprat penale per te cilat akuzohet. Asnje nga deklarimet  e shtetasve qe jane pyetur gjate hetimeve paraprake nuk  e implikon te pandehurin. Nuk ka asnje akt te paraqitjes per njohje qe te implikoje te pandehurin. Si perfundim avokati dhe i  pandehuri kerkuan pafajesi ne baze te nenit 388 te KPPenale.
 
Me provat shkresore te cilat ndodhen ne fashikull dhe u moren ne seance gjyqesore, si dhe me shpjegimet e paleve, u provua plotesisht gjate gjykimit faktet se i pandehuri Elio Bendo (Eliton Lafetaj) ka mbajtur nje arme zjarri luftarake, pa lejen e organeve kompetente, si dhe ka plagosur shtetasin Iljas Katiraj, fakte te cilat parashikohen si vepra penale nga nenet 278/2 dhe 84 te KPenal.
 
Duke u bazuar ne provat e mesiperme, te marra gjate shqyrtimit gjyqesor, gjykata arrin ne perfundimin se i pandehuri Elio Bendo (Eliton Lafetaj) i ka konsumuar plotesisht elementet e vepres penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i KPenal dhe kundervajtjes penale te plagosjes se lehte me dashje, parashikuar nga neni 89 i KPenal, per te cilat akuzohet, prandaj duhet te deklarohet fajtor. Ai eshte i pergjegjshem perpara ligjit, me veprimet e tij te kryera me dashje ka mbajtur arme luftarake pa lejen e organeve kompetente, si dhe ka plagosur me arme zjarri shtetasin Iljas Katiraj, fakte te cilat u provuan plotesisht gjate gjykimit.
 
Pretendimet e mbrojtjes nuk qendrojne. Veprat penale te kryera nga i pandehuri provohen plotesisht me provat shkresore, me provat shkencore, si dhe me deklarimet e shtetasve te dhena gjate hetimeve paraprake. Meqenese u procedua me gjykim te shkurtuar dosja e prokurorit eshte kthyer ne fashikull gjyqesor, pra aktet e permendura me lart, te cilat jane hartuar e marre ne perputhje me nenet perkates te KPPenale, jane prova te kontestueshme, te cilat provojne  plotesisht fajesine e te pandehurit.
 
Ne llojin dhe masen e denimit gjykata merr parasysh rrezikshmerine shoqerore te veprave penale dhe te autorit te tyre, te pandehurit Elio Bendo (Eliton Lafetaj), shkallen e fajit, si dhe kerkesen e te pandehurit per gjykim te shkurtuar.
 
PER KETO ARSYE
 
Gjykata ne baze te neneve 384 dhe 390 te KPPenale:
 
VENDOSI
 
- Deklarimin fajtor te te pandehurit Elio Bendo (Eliton Lafetaj) per kryerjen e vepres penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe denimin e tij ne baze te ketij neni me 9 ( nente ) muaj  burgim.
- Deklarimin fajtor te te pandehurit Elio Bendo (Eliton Lafetaj) per kryerjen e kundervajtjes penale te plagosjes se lehte me dashje, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal dhe denimin e tij ne baze te ketij neni me  3 ( tre) muaj  burgim.
- Ne baze te nenit 55 te KPenal i cakton te pandehurit Elio Bendo (Eliton Lafetaj) nje denim te vetem, duke e denuar me  9 (nente) muaj burgim.
- Ne aplikim te nenit 406 te KPPenale e denon perfundimisht te pandehurin Elio Bendo (Eliton Lafetaj)  me 6 ( gjashte) muaj burgim.
- Vuajtja e denimit fillon nga data e arrestimit te tij, 20.04.2012 dhe te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.
- Shpenzimet proceduriale gjate fazes se hetimeve paraprake ne shumen 31000 leke, si dhe shpenzimet gjyqesore i ngarkohen te pandehurit.
- Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane brenda 10 diteve, duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes.
- U shpall sot, ne daten 11.07.2012, ne Tirane.
 
SEKRETARE                                                                GJYQTAR
Entela SHEHU                                                             Petrit ÇOMO

Vendimi Gjykatës për dënimin e Eliton Lafetajt
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025