Elsa Lila në jurinë e X-Factor!

Elsa Lila në jurinë e X-Factor!
Këto janë thashethemet që qarkullojnë për këngëtaren e njohur Elsa Lila. Sipas burimeve jo zyrtare kemi mësuar se  Elsa Lila është në bisedime e sipër për të qenë pjesë e jurisë kryesore në sezonin e ri të X-Factor.

elsa lila

Marrëveshja ende nuk është finalizuar, por ne kemi mësuar se këngëtarja ka qenë në Tiranë ku ka biseduar me producenten Grabocka  dhe nëse Elsa do të pranojë, atëherë ajo do të jetë më afër publikut shqiptar, madje duke punuar dhe duke dhënë eksperiencën e saj këngëtarëve të rinj.

Elsa Lila prej disa vitesh i mungon skenave të muzikës, sidomos pasi u bë nëna e një vajzë. Jeta e saj së fundmi duket komplet e shkëputur nga muzika dhe arti. Urojmë që ky lajm për këngëtaren e njohur të jetë i vërtetë dhe Elsa të kthehet tek publiku i saj.

Redaksia Online
(J.H/xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk