Elsie zbulon letrat dyshekullore
të shkruara me Alfabetin e Elbasanit

Elsie zbulon letrat dyshekullore<br />të shkruara me Alfabetin e Elbasanit
Alfabeti origjinal i Elbasanit me 53 shkronja, i quajtur ndryshe si Alfabeti i Todhrit është një ndër të parat dëshmi që tregon se shqipja ka pasur alfabetin e saj para se të hartohej Alfabeti i Manastirit, një shekull më parë.

Pas dixhitalizimit të alfabetit të Elbasanit që u bë një vit më parë , shkrimi më i hershëm i shqipes ka zgjuar interesin e studiuesve shqiptarë dhe të huaj.

Ndërsa gjurmë të shkrimeve me Alfabetin e Elbasanit janë gjetur nga studiuesit rus edhe tek shqiptarët e Ukrainës, Robert Elsie publikon në faqen e tij të FB një tjetër dokument të shkruar me këtë alfabet.   

Pasi ka paraqitur dokumentin konkretisht Elsie shkruan: “Aktualisht po merrem me një projekt për shkrimet e hershme shqip (shek. 18 dhe 19) që janë në alfabete origjinale. Ja këtu kam një tekst në alfabetin “Todhri” (nga Elbasani), shkruar para vitit 1850.

Shumë tekste ne alfabetin Todhri janë zhdukur, por mund të ketë disa, ta zëmë në familje të vjetra të Elbasanit.

Thonë se njerëzit kanë shkruar në alfabetin e Todhrit deri në shekullit e 20të! A ka parë dikush një tekst të tillë, në këtë alfabet ose në një alfabet tjetër origjinal? (ka disa).

Nëse po, do t’ju isha mirënjohës për një fotokopje për punën time”, shkruan Elsie duke falënderuar të gjithë ata që mund ta ndihmojnë në dobi të studimit të tij.

letrat robert elsie
  (Dokumenti i zbuluar nga Elsie shkruar me Alfabetin e Elbasanit)
letrat robert elsie
  (Ky është Alfabeti i Elbasanit)

alfabeti elbasanit


Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin