Pas suksesit të komedisë ‘Dy gisht mjaltë’ këngëtarja Elvana Gjata është nisur për koncerte në Zvicër dhe duket se i ka shkuar mjaft mirë. Ajo është shfaqur super sexy me fustanin e zi që i nxjerr në pah linjat. Ndërkohë Elvana ka ngjitur në skenë dhe flamurin kombëtar.
Nuk munguan në repertorin e saj dhe këngët e vjetra bashkëpunime me Flori Mumajesin. Me ç'duket Elvana e ka lënë tërësisht pas ngjarjen tronditëse në zonën e Ish-Bllokut ku në vrasjen e ndodhur ishte i përfshirë i dashuri i saj, madje dhe vetë këngëtarja ishte në vendin e ngjarjes.
Komento