Elvana Gjata ka vite që bën pjesë mes këngëtareve më të kërkuara në tregun muzikor shqiptar. Ajo është shumë aktive në mbrëmje muzikore, ndërsa në muajt e fundit ka nxjerrë shumë projekte të reja muzikore. Por, jo gjithmonë janë pritur mire prurjet e saj, Fjala bie, kënga e saj “Fake” ishte kritikuar negativisht, për shkak të stilit të interpretimit e përmbajtjes së teksit.

elvana gjata

Megjithatë, ajo ka arritur të jetë një prej këngëve më të dëgjuara ne Deezer, për zhanrin Dance/Electro; bën të ditur Elvana përmes rrjeteve sociale. “Shpesh komentohet e flitet për këngët që ne publikojmë, herë për mirë e herë për keq. Jo gjithmonë kuptohet muzika që ne propozojmë e puna që bëjmë...por koha gjithmonë tregon të vërtetën”, ka shkruar këngëtarja, krahas publikimit të listës me këngët më të dëgjuara.
 
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)