Elvis Pupa pjesë e Big Brother VIP? Aktori i bëri ‘lëmsh’ të gjithë me deklaratën e tij

Elvis Pupa pjesë e Big Brother VIP? Aktori i bëri ‘lëmsh’ të gjithë me deklaratën e tij

Elvis Pupa

Aktori i humorit Elvis Pupa, i cili është larguar prej disa vitesh nga Shqipëria duke u shpërngulur në SHBA, mbetet një personazh shumë i dashur për publikun. Edhe se ka vitë që është larguar nga Shqipëria, ai vazhdon të mbetet një figurë e pëlqyer për publikun shqiptar. Ajo që po aludohet në media është hyrja e aktorit në Big Brother Vip, edhe për arsyen se ai ka bërë një postim ku ka lënë dyshime për këtë mundësi. Nuk dihet ende nëse do të ketë një rikthim të tij në ekranet shqiptare, por dihet që publiku e mirëpret.

Postimi i Elvis Pupës:

“Respekte! Për të gjithë ju që më keni shkruar në inbox dhe më pyesni “Kur do të të shohim prapë live?” Meqë “Plumbi del me plumb”, unë po i përgjigjem pyetjes me pyetje: Ku do kishit qejf të më shikonit tani afër, jo në rol por live, kështu “si natyra më krijoi”: Te marketi i lagjes? Në autobusin e unazës? Apo në ndonjë reality-show…?”

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar

Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar