Bankieri shqiptaro-amerikan Richard Lukaj i tha dje “Zërit të Amerikës” se diaspora shqiptare është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet financiare të Shqipërisë, por deri tani rrallë ka patur raste konkrete bashkëpunimi. Lukaj, themelues i një banke të suksesshme në Stamford të shtetit Connecticut, kohët e fundit priti në shtëpinë e tij nënpresidentin e SHBA Joe Biden dhe është i njohur për veprimtaritë në shërbim të komunitetit. Në një intervistë me gazetarin e “Zërit të Amerikës” Ilir Ikonomi në Nju Jork, ai u prononcua gjithashtu për çështjen e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, për korrupsionin dhe informalitetin në Shqipëri, si dhe për tema të tjera.