Familjarë të deputetëve të mazhorancës, ministrave kanë pushtuar Ministrinë e Jashtme, duke bërë që një pjesë e tyre të shërbejnë dhe si objekt barcoletash, për të shpjeguar shkallën e degradimit të diplomacisë shqiptare. Të tillë janë emërimet e dhëndrit dhe vëllait të kryeparlamentares Topalli, në Francë dhe në Itali dhe më pas ky i fundit në Rumani.
Një këngëtar ende pa mbaruar shkollën si dhëndërri i ish-kryetares së Kuvendit, Luis Ejlli është në Francë.
Deputetët e tjerë të PD-së apo politikanë, si Aldo Bumçi, Sherefedin Shehu, Rajmonda Bulku, Jemin Gjana, Gert Bogdani, Ilir Bano dhe Neritan Ceka kanë fëmijët apo të afërmit e tyre të punësuar në Ministrinë e Jashtme ose në shërbimin diplomatik.
Opozita ka ngritur pretendime se këto emërime janë kryer jashtë kritereve ligjore, duke kërkuar ndaljen e dorës së kësaj mazhorance që po shkatërron diplomacinë, por s’ka gjetur përgjigje.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.06.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)