EMA: Dokumentet e vjedhura në lidhje me COVID-19, "u manipuluan fillimisht"

EMA: Dokumentet e vjedhura në lidhje me COVID-19,

Dokumentet e hakuara në lidhje me vaksinat antiCOVID-19 janë "manipuluar" dhe janë shpërndarë në internet, tha Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

EMA tha në një deklaratë se letërkëmbimi i brendshëm dhe konfidencial me email që daton nga nëntori ra pre e një sulmi kibernetik në lidhje me "proceset e vlerësimit për vaksinat COVID-19".

Dokumentet të cilët u bënë publike në mënyre të paligjshme në disa raste janë manipuluar nga autorët e krimit para publikimit me qëllim të dëmtohet besimin në vaksina, theksohej në deklaratën e EMA. Megjithatë Agjencia nuk dha ndonjë detaj se si janë ndryshuar dokumentet.

Firma italiane e sigurisë kibernetike Yarix tha se zbuloi skandalin e hakerimit prej 33 megabajt në një forum të njohur me titullin "Mashtrim mahnitës! Pfffizer i keq! Vaksina të rreme!"

Yarix tha "qëllimi i kriminelëve kibernetikë është i sigurt: të shkaktojë dëm të konsiderueshëm të reputacionit dhe besueshmërisë së EMA dhe Pfizer."

EMA, e cila u kritikua nga disa shtete anëtare në dhjetor, që nuk ishte e aftë për të marrë një vendim të shpejtë dhe miratimin e përdorimit emergjent të vaksinës Pfizer, tha se "mes shkallës së lartë të infeksionit në BE, ka një nevojë urgjente për shëndetin publik për t'i bërë vaksinat në dispozicion të qytetarëve të BE sa më shpejt të jetë e mundur ".

"Pavarësisht kësaj urgjence, gjithmonë ka pasur konsensus në të gjithë BE-në për të mos kompromentuar standardet e cilësisë së lartë dhe për të mbështetur çdo rekomandim bazuar në prova shkencore mbi sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin e një vaksine, dhe asgjë tjetër. "

Autorizimet jepen kur provat tregojnë bindshëm se përfitimet e vaksinimit janë më të mëdha se çdo rrezik i vaksinës. EMA miratoi vaksinën e Pfizer / BioNtech në 21 dhjetor dhe vaksinën Moderna në fillim të janarit. Ajo pritet të autorizojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca / Universiteti Oxford më vonë këtë muaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë