Rregullatori i Barnave për Bashkimin Evropian, të enjten (16 dhjetor) i ka lejuar shteteve anëtare të BE-së përdorimin e pilulës së Pfizer kundër COVID-19. Kjo leje u dha si masë emergjente për të ndaluar një valë të re të sëmundjes, para se ky bar të aprovohet formalisht për përdorim.
Gjigandi farmaceutik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha këtë javë se pilula- një trajtim i ri që është i paraparë të përballojë variantin Omicron- ka zvogëluar numrin e hospitalizimeve dhe vdekjeve tek njerëzit me rrezik, deri në 90 për qind.
“Produkti medicinal, që ende nuk është autorizuar në BE, mund të përdoret për të trajtuar të rriturit me COVID-19, të cilët nuk kanë nevojë për shtesa të oksigjenit dhe të cilët janë në rrezik të shtuar për të kaluar në sëmundje të rëndë”, tha Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) në një deklaratë.
EMA e ka lëshuar këtë deklaratë për të mbështetur autoritetet shtetërore që mund të vendosin në përdorim të hershëm këtë terapi… për shembull për përdorim emergjent, në një periudhë ku shkalla e infektimit është rritur së bashku me vdekjet nga COVID-19 në BE.
Trajtimi i quajtur, “Paxlovid”, është kombinim i dy tabletave që merren ndaras.
“Paxlovid duhet të administrohet sa më herët që është e mundur pas diagnostifikimit me COVID-19 dhe brenda pesë ditësh nga nisja e simptomave”, tha EMA duke shtuar se tabletat duhet të merren më pastaj edhe për pesë ditë të tjera.
Efektet më të shpeshta anësore janë një pengesë në shqisën e shijes, diarre dhe vjellje.
Sipas njoftimit, ky bar nuk duhet të përdoret nga gratë shtatzëna dhe gjithënia duhet të ndërpritet derisa merret terapia.
Deri më tani, EMA veçse ka lëshuar një aprovim për përdorim të ngjashëm emergjent të pilulës të prodhuar nga rivali i Pfizer, Merck./ REL
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
46.9%
-
Trump
50.5%
-
S'kam mendim
2.6%
Vota total: 6422
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Trump nga Karolina e Veriut: 'Tarifa 25% nëse Meksika nuk ndal emigracionin!' Kampi i Harris: Ai po e mbyll me errësirë e zemërim
4 Nëntor, 22:49
-
Benet Beci reagon me ironi pas raportimeve se ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës
4 Nëntor, 22:40
-
Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!
4 Nëntor, 22:31
-
Presidencialet/ Gjithçka që duhet të dini për ditën e zgjedhjeve në SHBA, 7 shtetet e lëkundura dhe kur pritet rezultati
4 Nëntor, 22:09
-
Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat
4 Nëntor, 21:56
-
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
4 Nëntor, 21:50
-
Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet (VIDEO)
4 Nëntor, 21:28
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Mbyllja e fushatës në SHBA, mesazhet e fundit të kandidatëve! Harris optimiste: Ndihem mirë! Trump: Votoni, s’mund të durojmë më!
4 Nëntor, 20:15
-
Trump problem për Kosovën? Spartak Ngjela: Ishte president dhe nuk ia cënoi pavarësinë! Asgjë nuk i ndodh Kosovës, të vijë kush të dojë
4 Nëntor, 20:14