Ëmbëlsirë: Role me krem dhe kokos nga zonja Vjollca

 Ëmbëlsirë: Role me krem dhe kokos

Përbërëit:

1 litër qumësht

150 gr miell

80 gr sheqer

1lugë kafe extrakt vanilje

60 gr gjalp

250 gr arrë kokosi pluhur

200 ml pana ëmbëlsire

100 gr arra

100 gr çokollatë ose fistikë

Tepsi 35 x 25 cm 

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim përbërësit ekremit, 1 litër qumësht dhe 150 gr miell dhe 80 gr sheqer, vanilje I trazojmë të gjitha sëbashku dhe I vendosim në zjarr duke I përzjerë vazhdimisht deri sa masa të trashet dhe kremi të valojë. E fikim temperaturë dhe shtojmë gjalpin duke e përzjerë vazhdimisht deri sa kremi lëmohet dhe merr shkëlqim. Në një tepsi shpërndajëm arrën e kokosit duke mbuluar dhe niveluar komplet sipërfaqen e tepsisë. Mbit ë shpërndajmë kremin dhe e nivelojmë atë. Vendosim tepsinë në frigorifger të ftohet për 1 orë. Ndërkohë rrahim panën e kthejmë në marëngë dhe pasi të kalojë 1 orë e shpërndajmë dhe e nivelojmë mbi krem dhe përsëri e vendosim në frigorifer për 1 orë me qëllim që dhe pana të ftohet pas 1 ore. Nxjerrim tepsinë nga frigoriferi dhe e presim kremin ne 8 drejtkëndëshe nëse dëshironi t’I bëni ëmbëlsirat me formë roleje. Pasi I presim drejtkënëdësha shpërndajmë në to arra të thërrmuara më pas me kujdes me ndihmën e spatulës formojmë role dhe I vendosim në një pjatancë duke vendosur në qendër të çdo roleje çokollatë të prerë hollë nga 1 lugë çaji.

Shënim: Përvec se role këto ëmbëlsire mund të bëjmë dhe në katrorë pre I jepim formën që dëshirojmë mjafton ti mbulojmë me arra ose të bëjmë dhe një hstresë me krem çokollate e përsëri arrë kokosi e më pas I presim në katrorë dhe I shërbejmë, zgjedhja është juaja.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?