Emeli Sande merr "Çelësin e
qytetit": Tirana shumë e bukur
Pasditen e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dorëzoi këngëtares britanike edhe “Çelësin e Qytetit”. Në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj i shprehu mirënjohjen këngëtares së njohur dhe i dorëzoi simbolin e miqve të qytetit.
qytetit": Tirana shumë e bukur
">
Emeli Sande, këngëtarja britanike me famë botërore, elektrizoi dje në mbrëmje me hitet e saj mijëra qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej”, të cilët e kishin mbushur atë si kurrë më parë. Një spektakël i vërtetë, i cili erdhi si qershia mbi tortë për festimet e Natës së Bardhë.
Por, pasditen e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dorëzoi këngëtares britanike edhe “Çelësin e Qytetit”. Në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj i shprehu mirënjohjen këngëtares së njohur dhe i dorëzoi simbolin e miqve të qytetit.
Duke vlerësuar vizitën në vendin tonë dhe muzikën e saj, kryebashkiaku tha se Emeli Sande është kthyer në frymëzim për shumë të rinj dhe të reja, për t’ia dalë mbanë e për të ecur përpara. “Ju e dini se dikur prindërit tanë mbanin kopje çelësash në shtëpi sepse prona private nuk lejohej dhe e vetmja gjë që njerëzit quanin pronë ishte shtëpia e tyre. Prandaj, duke bërë një kopje çelësash dhe duke ua dhënë ato miqve, ishte njësoj sikur prindërit thoshin: “Po japim gjithçka kemi”. Ndaj për ne, dhënia e çelësave të shtëpisë, është një moment shumë i rëndësishëm. Në emër të qyteti të Tiranës, unë ju jap “Çelësin e Qytetit”, si një kujtesë për t’u rikthyer sërish dhe gjithmonë do të gjeni një derë të hapur. E vlerësojmë shumë vizitën tuaj, e duam muzikën tuaj dhe mendoj që jeni një frymëzim për shumë të rinj të cilët thonë: Ajo ia doli, edhe unë mund t’ia dal”, theksoi Veliaj.
Këngëtarja britanike Emeli Sande, vlerësoi ftesën për të marrë pjesë në festimet e organizuara me rastin e “Natës së Bardhë”, në një qytet të bukur si Tirana. “Është një nder i madh të jem këtu si një performuese në një event të tillë. Vetëm në kaq pak kohë pashë që ishte shumë bukur dhe u ndjeva e mirëseardhur nga mikpritja”, tha ajo.
Me rastin e “Natës së Bardhë”, Emeli Sande, e cila është një nga këngëtaret më të mira të momentit dhe hitet e saj renditen në krye të klasifikimeve botërore, performoi disa prej hiteve të saj më të mira, duke elektrizuar publikun e shumtë të pranishëm në koncertin e zhvilluar mbrëmë në sheshin “Skënderbej”.
Er.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
56.1%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Media: Dhëndri i Nasrallahut u vra në një bastisje në Damask! Ushtria izraelite: Do t'i përgjigjemi sulmeve të Iranit! Biden: Asnjë bastisje në objektet bërthamore iraniane
2 Tetor, 22:56
-
Skandali që tronditi botën, reperi Sean Diddy përballet me 120 akuza të tjera
2 Tetor, 22:49
-
FOTO/ Dua Lipa na prezanton me një super kombinim për vjeshtën!
2 Tetor, 22:46
-
Ushtria ukrainase tërhiqet nga qyteti strategjik Vuledar
2 Tetor, 22:34
-
Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë
2 Tetor, 22:23
-
Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt
2 Tetor, 22:20
-
'Ndërkombëtarët nuk i marr më për etalon', avokati: Opozita ose duhet të jetë tërësisht e dhunshme ose institucionale! Nuk mund të jetë në mes
2 Tetor, 22:18
-
Zbuloni ushqimet që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak!
2 Tetor, 22:15
-
'Djegin parlamentin, shqyejnë mikrofonat, hidhet foltorja', debat në 'Repolitix'! Gështenja: Kolegu jonë shkoi në burg ç'duhet të bëjmë?!
2 Tetor, 22:07
-
Ja shenjat e Horoskopit që do të kenë një muaj tetor të vështirë
2 Tetor, 22:05
-
Republika Çeke bllokoi deklaratën e përbashkët të BE-së për ndërhyrjen izraelite në Liban
2 Tetor, 22:01
-
'Vetëm për opozitën flisni', Gështenja përplaset me Kthupin: Mos digjni më karrige ju dhe flasim edhe për mazhorancën
2 Tetor, 21:49