TIRANË- Ndryshimet në qeveri kanë sjellë lëvizje të reja edhe në disa dikastere të rëndësishme të nivelit të dytë. Vakancën e krijuar pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për shkak të emërimit të Ervin Hoxhës Ministër të Brendshëm.
Kryeministri Edi Rama e ka plotësuar me rikthimin sërish në krye të kësaj detyre të Dallëndyshe Bicit. Kjo e fundit mbante postin e Drejtoreshës së Kadastrës që nga 9 marsi 2023, duke zëvendësuar Artan Lamen.
Në krye të Kadastrës, vendoset Lorena Goxhabelli, e cila shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në Ministrinë e Mbrojtjes që prej qershorit 2022.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Kreshnik Bajraktari do të mbajë postin e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, i cili deri më 30 korrik u mbajt nga Pirro Vengu që u emërua ministër i Mbrojtjes. Bajraktarit iu besua drejtimi i Portit të Durrësit një ditë më parë, pasi u mbyll hapja e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano.
Ndërkohë, Erlind Sulo emërohet drejtori te Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, pasi Petrit Malaj u emërua ministër i Financave. Erlind Sulo më 13 mars 2024 u emërua drejtori i KESH, pozicion ky që tashmë është ende vakant.
Erlind Sulo është emëruar drejtoi i ri i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). Emërimi i tij vjen pas largimit të Petrit Malajt nga ky post dhe emërimit të tij si ministër i Financave.
Erlind Sulo ka mbajtur kreun e Koorporatës Elektro-Energjetike Shqiptare. Më parë ai ka qenë drejtoi i FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit.
Gjithashtu për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Sulo ka mbajtur postin e këshilltarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kreshnik Bajraktari do të mbajë postin e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit i cili deri më 30 korrik u mbajt nga Pirro Vengu.
Pirro Vengu u emërua nga kryeministri Edi Rama si ministër i Mbrojtjes dhe sot pas betimit tek presidentit do të nisë punën në krye të këtij dikasteri.
Dallëndyshe Bici rikthehet në IKMT-të. Pas 16 muajve në krye të Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, kryeministri Edi Rama firmosi rikthimin e saj në krye të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Urdrhi mban datën 30 korrik. Dallëndyshe Bici do të zërë vendin e Ervin Hoxhës i cili sot mori zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm pasi bëri dhe betimin tek presidenti Bajram Begaj.
Dallëndyshe Bici u vendos në krye të Kadastrës, (Institucioni që bashkoi ALUIZNI-n dhe hipotekën) më 9 mars 2023, pasi kryeministri Rama shkarkoi nga ky post Artan Lamen që e drejtonte që prej marsit të vitit 2019
Lorena Goxhabelli, drejtuesja e re e Kadastrës
Ndërkohë me largimin e Dallëndyshe Bicit, në krye të Kadastrës vihet Lorena Goxhabelli.
Goxhebelli vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022.
Ka eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë, fokusuar kryesisht në çështjet e pronësisë, administrimit të tokës, kontratat publiko-private për administrimin e pronës shtet, etj.
Lorena Goxhobelli është diplomuar në vitin 2006 për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet master në ekonomi, me fokus administrimin publik, në periudhën 2009 - 2011.
Në vitet 2014 - 2017 ka mbajtur postin e këshilltarit ligjor të Zëvendëskryeministrit, e më pas të këshilltarit ligjor të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në muajin maj të vitit 2022.
Në periudhën 2009-2013 ka qenë e angazhuar, si pjesë e ekipit të një kompanie ndërkombëtare, i cili zbatoi një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian për ngritjen dhe forcimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e decentralizuar të asistencës financiare të BE.
Ka qenë gjithashtu pjesë e administratës publike në vitet 2007-2009, fillimisht në Drejtorinë Juridike e më pas në Drejtorinë e Licensave dhe Menaxhimit të Kontratave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Ka eksperiencë akademike, fillimisht si asistente pedagoge e më pas si pedagoge e së Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Familjare dhe e së Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në institucione publike dhe private të arsimit të lartë.
Aktualisht mban edhe postin e drejtorit të Divizionit Ligjor në Koorporatën e Investimeve Shqiptare.
Ajo është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë që prej vitit 2006.
Fusha e angazhimit: Këshillim ligjor i Ministrit të Mbrojtjes në çështjet e pronësisë për pronën shtetërore në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)