Për emërimin e anëtarëve të rinj në Bordin e Administrimit të Universitetit të Tiranës, që u cilësua nga dekanët
si shkelje e autonomisë, ka reaguar edhe rektori i Universitetit Mynyr Koni.
Në një deklaratë për mediat Koni tha se vendimi i ish ministres teknike të Arsimit Mirela Karabina, është legjitim dhe konform ligjit të arsimit të lartë.
“Bordi i Administrimit është i përbërë nga 7 anëtarë, përfaqësues të stafit akademik që përzgjidhen nga Senati akademik, përfaqësues me mandat 5-vjeçar, si dhe përfaqësues të ministrisë së linjës, që emërohen nga ministri. Anëtarët e nominuar nga ministrja e Arsimit është legjitim. Në Universitetin e Tiranës nuk ka ndodhur ndryshimi i anëtarëve të bordit përfaqësues të universitetit, por ka ndodhur ndryshimi i anëtarëve të bordit përfaqësues të ministres së Arsimit. Në shkresën e ministres nuk ka asnjë lloj argumentimi”, thotë
Mynyr Koni, rektor i UT-së.
Ndërsa dekani i fakultetit ekonomik, Dhori Kule shprehet se zëvendësimet e ndërmarra pa procedurë prekin autonominë e universitetit.
"Në qoftë se universitetet dhe strukturat e tyre do të ishin pre e vullnetit dhe dëshirave të ministrave që venë e vinë, nuk do të ishin më autonomë. Ligji ka lënë hapësira për të ndërhyrë me argumenta me procedurë. Ministri i shkarkon, por i shkarkon me procedurë, dhe do duhet të komunikonte dhe konsultohej me drejtoritë", thotë Dhori Kule dekani i fakultetit ekonomik.
Përmes një
reagimi të bërë në lidhje emërimet e reja, ish ministrja Karabina ka thënë se ndryshimet janë bazuara në ligj dhe në përgjigje të shqetësimeve të autoriteteve drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë publik.
Të gjitha shkrimet dhe deklaratat, Karabina i cilësoi si të papërgjegjshme duke keqinformuar opinionin dhe, për më tepër, sipas saj, në kundërshtim me misionet e institucioneve të arsimit të lartë dhe interesit publik.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Senatit akademik shfuqizon vendimin e Konit për shkarkimin e zv. dekanes Eliona Kulluri
23 Korrik 2020, 22:01
-
Ministria e Arsimit e zhgënjyer prej tij, Koni i prerë: Universiteti i Tiranës nuk i mban zgjedhjet me 30 korrik
22 Korrik 2020, 14:30
-
Ministria e Arsimit njofton për procesin zgjedhor në universitete: Rektor Koni ka zhgënjyer, të tregohet bashkëpunues
22 Korrik 2020, 08:58
-
Studentët nuk i falin Konin e Kulen për diplomat: Përgjegjësit para drejtësisë, të bëhet mësim
16 Korrik 2020, 16:10
-
Merr fund zvarritja 1-vjeçare, Mynyr Koni firmos diplomat e studentëve të Ekonomikut
15 Korrik 2020, 13:51
-
Koni: Kule dhe Hoxha krijuan kaos, KIZ-in s'e njoh, në 30 korrik s'ka zgjedhje në Universitetin e Tiranës, prokuroria të hetojë
8 Korrik 2020, 13:39
-
Kule akuzon sërish Konin për diplomat, studentët në rektorat për të dorëzuar listat emërore (VIDEO)
2 Korrik 2020, 10:57
-
Koni refuzon serish të firmosë 315 diploma për 'Ekonomikun', studentja: Afati deri më 8 korrik, më pas çështja në Gjykatën Administrative
29 Qershor 2020, 18:10
-
Studentët e Ekonomikut pa diploma, Koni: Do firmos kur dekani të më përcjellë listën përfundimtare! Shahini e njëanshme
29 Qershor 2020, 15:42
-
Konflikti Kule-Koni mban 'peng' studentët, prej një viti sorollatje për diplomat: Nëse nuk zgjidhet për 10 ditë e çojmë në gjykatë
24 Qershor 2020, 12:04
-
Paditi anëtarët e KIZ për zgjedhjet gjatë pandemisë, Prokuroria rrëzon kallëzimin e Mynyr Konit
10 Qershor 2020, 17:42
-
Mynyr Koni letër publike Ramës: 4 persona pengojnë funksionimin normal të UT-së
22 Maj 2020, 22:26