Emigrantët që erdhën me anijen ‘Libra’ në Shëngjin: Kemi 4 ditë pa u larë

Emigrantët që erdhën me anijen ‘Libra’ në Shëngjin: Kemi 4 ditë pa u larë

Emigrantët në anijen Libra

Katër ditë në një anije pa mundur të lahen apo të ndërrojnë rrobat, me kripën që u përvëlonte lëkurën dhe plagët që po infektoheshin. Ky ishte udhëtimi në Libra, anija patrulluese e marinës italiane, sipas dëshmisë së shtatë migrantëve të mbajtur në qendrën e Gjaderit në Shqipëri.

E fundit që dëgjoi dëshminë e tyre ishte ish-kryetarja e Kuvendit, Laura Boldrini, deputete e Partisë Demokratike me tridhjetë vite përvojë në UNHCR, komisionerja e lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët. Por ata që folën me pesë bangladeshasit dhe dy egjiptianët para saj, përfshirë deputetët Alfonso Colucci, Rachele Scarpa dhe Andrea Casu, dëgjuan dëshmi të njëjta në çdo detaj.

Përveç arsyeve që i shtynë të largohen dhe detajeve të udhëtimit-përndjekjet fetare dhe nga policia, borxhet e akumuluara, kalimi nëpër Libi ku, siç rrëfen njëri prej tyre, "na rrihnin me tuba uji dhe na mbanin pa ushqim për ditë të tëra". Shtatë azilkërkuesit folën edhe për momentin kur u kapën nga patrulluesit e anijes ‘Libra’ disa milje larg nga Lampedusa. Njëri nga dy egjiptianët tha se mbërriti me një varkë të vogël me 19 persona në bord.

Pas një dite e gjysmë lundrimi, motori u prish, u përpoqën ta rindiznin, por i kishte mbaruar karburanti. Pronari i një varke peshkimi tunizian i pa dhe thirri për ndihmë. Pas pesë orësh ata panë një mjet që po afrohej të cilin e përshkruan si "një gomone": megjithëse në të vërtetë ishte një varkë patrullimi e Rojës Bregdetare.

“Sipas asaj që na thanë, verifikimi u krye direkt aty,” raporton Boldrini.

Në bordin e varkës, e cila u rimorkiua me kabllo dhe u tërhoq drejt Libra-s, ishin tetë egjiptianë, përfshirë dy të mitur dhe dy me pasaporta, si dhe somalezë, sudanezë dhe kamerunas.

Të gjithë u dërguan në Lampedusa, përveç katër egjiptianëve, të cilët u ngjitën në bordin e Libra-s, ku tashmë ndodheshin bangladeshasit, të cilët ishin përzgjedhur nga një numër prej shtatëdhjetë vetash.

Normalisht, raporton Boldrini, personat që mbërrijnë në Itali intervistohen për të marrë azil pas një apo dy vitesh qëndrimi në Itali, pasi kanë kapërcyer traumën e udhëtimit dhe pasi kanë marrë informacionet e nevojshme. Ata që mbërritën në Shqipëri, megjithatë, u morën në pyetje nga komisioni pa pasur asnjë indikacion dhe pa e parë as avokatin. Drejtuesit e policisë që menaxhojnë qendrën kanë vënë në dispozicion telefona celularë dhe numrat e telefonit.

"Por, meqë ishte e shtunë, askush nuk u përgjigj," shpjegon deputetja.

“I thamë të kontaktonin sa më shpejt me avokatin të jetë e mundur dhe t’i shpjegonin gjithçka komisionit, ashtu siç bënë me mua.”

Komisioni ka marrë tashmë një vendim për pesë prej tyre. Për dy të tjerët, do të marrë një vendim në orët në vijim.

Secilit prej tyre iu kërkua një garanci prej 3500 euro për të shmangur ndalimin dhe për të pritur në liri përfundimin e kërkesës së tyre për azil.

“Njëri prej tyre më kërkoi një këshillë, nëse duhet t’i dërgojnë paratë nga të afërmit”, thotë Boldrini.

Iu përgjigja se është vendim i tyre, nuk mund të ndërhyj. Marrë nga La Repubblica

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK