Emigrantët rrisin remitancat
TIRANE, 11 Shtator/ATSH- Nini Mano/- Remitancat e emigrantëve shqiptarë drejt familjeve në Shqipëri në 6 muajt e parë kapën vlerën 251 milionë euro, një nivel gati i njëjtë si e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërsa vërehet rritje në 3 muajt e dytë, maj-korrik. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky trend tregon ndalimin e […]
Remitancat e emigrantëve shqiptarë drejt familjeve në Shqipëri në 6 muajt e parë kapën vlerën 251 milionë euro, një nivel gati i njëjtë si e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërsa vërehet rritje në 3 muajt e dytë, maj-korrik.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ky trend tregon ndalimin e uljes së remitanacave, fenomen që u vërejt kur nisi kriza ekonomike në Itali dhe Greqi, ku jetojnë dhe punojnë rreth 1 milionë shqiptarë si emigrantë ekonomikë.
Në 3-mujorin e dytë maj-korrik emigrantët sollën në familjet e tyre 135 milionë euro, me një rritje prej 5 milionë euro më shumë se një vit më parë në të njëjtën periudhë.
Rimëkëmbja e Italisë dhe sidomos Greqisë, që po del nga recesioni, pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e remitancave dhe përmirësimin ekonomik të familjeve të emigrantëve këtu në Shqipëri, që do të kenë më shumë mundësi për të rritur kursimet familjare.
Që prej vitit 2007, remitancat erdhën në rënie dhe ekspertët vlerësojnë dy arsye. Së pari, kriza ekonomike pas 2008-s, që goditi rëndë Italinë dhe Greqinë, la shumë të papunë, duke bërë që një numër i madh emigrantësh të ktheheshin në vend, duke u prerë burimin financiar të afërmeve të tyre. Së dyti, rënia e remitancave ka dhe një arsye tjetër, që lidhet me shumë emigrantë, të cilët punojnë jashtë prej mbi 10 vjet dhe që kanë nisur të shkëpusin gradualisht lidhjet me të afërmit e tyre në Shqipëri. /ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39