Mediat britanike: Emigrantët shqiptarë u ofrojnë deri në 3000 £ garantuesve të rremë për t’i nxjerrë nga qendrat e dëbimit

Mediat britanike: Emigrantët shqiptarë u ofrojnë deri në 3000 £ garantuesve të rremë për t’i nxjerrë nga qendrat e dëbimit

Foto ilustruese

Emigracioni i jashtëligjshëm i shqiptarëve në Angli, është një çështje shumë e diskutuar së fundmi për faktin se emigrantët shqiptarë ofrojnë deri në 3000 £ garantuesve të rremë për të shmangur mbajtjen në qendrat e dëbimit.

Llogaritë e mediave sociale u ofrojnë azilkërkuesve një rrugëdalje nga qendrat e paraburgimit dhe madje i ndihmojnë në heqjen e etiketave elektronike.

E gjitha kjo bëhet në këmbim të një shume monetare prej 3000 £, të cilën emigrantët shqiptarë që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla, ja ofrojnë këtyre garantuesve të rremë.

Garantuesit po reklamojnë në platformat e mediave sociale si TikTok dhe Facebook se ata mund t'u japin migrantëve një adresë në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata të mund të marrin lirimin me kusht dhe t'i shpëtojnë paraburgimit.

Ministrat kanë pohuar se bandat kriminale shqiptare po keqpërdorin sistemin modern të skllavërisë dhe azilit në një kohë kur një numër rekord njerëzish referohen në Ministrinë e Brendshme si viktima të mundshme të shfrytëzimit.

Ndaj qeveria Britanike ka marrë masa për të parandaluar mashrimet dhe shfrytëzimet nga të dyja anët.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë