Emina Çunmulaj bën bamirësi,
ndihmon një familje në nevojë

Emina Çunmulaj bën bamirësi,<br />ndihmon një familje në nevojë
Emina Çunmulaj ka bërë një veprim që ja rrit edhe më shumë vlerat bukuroshes.

Modelja shqiptare, e ndihmuar nga “Fundjavë ndryshe”,  ka marrë një aksion për të ndihmuar disa familje në nevojë në Shkodër.

Përmes llogarisë së saj personale në Instagram, bukuroshja  ka ndarë emocionet e saj duke u shprehur se  se është e pabesueshme se sa shumë njerëz vuajnë në këtë për shkak të mungesës së ushqimit.

“Sot ishte një ditë me shumë emocione. Nga varfëria të vuajnë kaq shumë njerëz në këtë kohë është e tmerrshme. E ndjej veten të privilegjuar që arrita ta njoftoj Arbër Hajdarin dhe që më solli t’i ndihmoj disa familje që kishin nevojë shumë të madhe”, ka shkruar Çunmulaj.
Ajo  u ka bërë thirrje edhe njerëzve të tjerë vullnet mirë që t’i ndihmojnë familjet e varfëra.

“Motra dhe miq të dashur. Ju lutem, nëse keni mundësi me sa do qoftë, shkoni dhe shikoni ju për veten se sa njerëz kanë nevojë për ndihmën tonë”, ka shkruar ajo.
Emina është e martuar me milionerin izraelito-amerikan Sam Nazarian me të cilin ka edhe një vajzë, Ella.

emina cunmulaj
  Postimi i Çunmulaj në Instagram

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)