Modelja shqiptare Emina Çunmulaj duket se nuk i ka harruar rrënjët e saj dhe diçka të tillë e dëshmon me postime të ndryshme në rrjete sociale. 

Këtë herë ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku tregon se është duke konsumuar një filxhan me kafe turke.

“Bafti Zotit ditë e diel...Mirëmëngjesi Las Vegas...Kafe turke me filxhan prej piacet shqiptarëve në Tuz”, -ka shkruar modelja së bashku me foton. 

Aktualisht Çunmulaj ndodhet në Las Vegas për setin më të fundit fotografik. 

emina cunmulaj

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)