Ajo ka folur për Shtetet e Bashkuara duke shprehur mendimin e saj për barazinë gjinore dhe dhënies fund të dhunës ndaj grave me anë të punës në fushatën “He For She”.
Aktorja 24-vjeçare u bën thirrje meshkujve që të japin kontributin e tyre në këtë fushatë, pasi gratë nuk mund të jenë vetëm në këtë drejtim.
Bëhet fjalë për vajzat, femrat dhe mamatë e tyre të cilat duhet të çlirohen nga paragjykimet.
Pritej që vendin fitues ta merrte Beyonce, por Emma përveçse një aktore dhe fashionista e suksesshme, tashmë ka shtuar në karrierën e saj edhe rolin kryesues të çështjeve të femrës.
Emrat e femrave të votuara janë të paraqitura si më poshtë:
1. Emma watson
2. Laverne Cox
3. Rachel Maddow
4. Beyoncé
5. Cher
6. Amy Poehler
7. Tina Fey
8. Meryl Streep
9. Mindy Kaling
10. Ann Curry
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)