Moderatori shqiptar Blendi Fevziu ka folur për femrën që i ka rrëmbyer zemrën për herë të parë. Të gjithë ndoshta mund të mendojnë se ka qenë Inesi, nëna e dy fëmijëve të tij po gaboheni! Femra që Fevziu ka dashuruar për herë të parë ka qenë një shoqe klase.

Këtë e ka rrëfyer vetë moderatori në “Pushime on top”, ku foli edhe për dy të bijat e tij.

“Jo, nuk ka qenë Inesi. Unë jam dashuruar për herë të parë në vitin e dytë të gjimnazit. Isha i dashuruar me shoqen e klasës, që tani më duket qesharake. Ishte nga ato dashuritë që gëzoje kur pas gjashtë muajsh i prekje dorën dhe emocionoheshe pafund,”- tha Fevziu.

Më tej Blendi rrëfeu se pavarësisht se është baba i dy vajzave Mishel dhe Alis, më shumë kohë shpenzon me vajzën e vogël sesa me të madhen.

Moderatori Blendi Fevziu me gruan e tij dhe dy vajzat