Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën

TIRANË- Partia Socialiste i ka kushtuar një vëmendje të veçantë qarkut të Tiranës, ndërsa ka nisur punën për zgjedhjet parlamentare 2025. Si qarku më i madh dhe që nxjerr edhe numrin më të madh të deputetëve, për herë të parë kryesocialsiti Edi Rama ia beson 3 drejtuesve politikë.

Erion Veliaj u konfirmua si drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, i cili në zgjedhjet vendore të 2023 fitoi 4 nga 5 bashkitë, përveç asaj të Kavajës. Krahas tij në terren do të zbresin edhe Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali, e cila në zgjedhjet parlamentare udhëhoqi fitoren historike të PS në Shkodër. Kjo bashki për herë të parë në historinë e pluralizmit politik u fitua nga PS, ndërsa tashmë betejën për qarkun e Shkodrës në zgjedhjet 2025, Rama ia besoi kryebashkiakut Benet Beci

Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosit nuk i është besuar asnjë qark, ndërsa ai drejtonte qarkun e Vlorës, pas largimit të Arben Ahmetajt nga çdo post drejtues i PS për shkak të llogarive me drejtësinë. Në Vlorë është dërguar Bledi Çuçi, i cili në 2021 ishte në Berat. Kryesocialisti Rama ia besoi qarkun e Beratit kryebashkiakut Ervin Demo

Nga qarku i Elbasanit ikën Damian Gjiknuri, i cili po ashtu mbetet pa qark, ndërsa është caktuar sekretar Organizativ dhe i Zgjedhjeve. Vendi i tij zëvendësohet me Arbian Maznikun, i cili iu bashkua kabinetit qeveritar të Ramës si ministër i Shtetit për Pushtetin vendor më shtator 2023. 

Taulant Balla po ashtu mbetet pa drejtimin e asnjë qarku duke u larguar nga Fieri. Pas largimit si ministër të Brendshëm, Rama i ka deleguar në këto zgjedhje një detyrë të re, atë të shefit politik për Diasporën, nisur edhe nga ndryshimet e reja zgjedhore që lejojnë votën e emigrantëve në zgjedhjet 2025. Qarku i Fierit do të udhëhiqet nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila largohet nga Dibra. Në listën e drejtuesve politikë futet edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja që do të udhëheqë qarkun e Dibrës.

Katër drejtues politikë janë konfirmuar në të njëjtat qarqe që iu besuan në vitin 2021. Ulsi Manja në Lezhë, Pandeli Majko në Kukës, Niko Peleshi në Korçë dhe Mirela KumbaroGjirokastër

Ndërkohë, qarku i Durrësit i besohet kryebashkiakes Emirjana Sako, e cila në zgjedhjet 2023 udhëhoqi fitoren në tre bashkitë. Nga Durrësi ikën Ardian Çela, të cilit Rama kësaj radhe nuk i ka dhënë drejtimin në asnjë qark.

EMRAT E DREJTUESVE NË QARQE
Tiranë- Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës- Emirjana Sako, ikën Ardian Çela
Shkodër- Benet Beci, ikën Elisa Spiropali
Lezhë- Ulsi Manja, konfirmohet
Kukës- Pandeli Majko, konfirmohet
Dibër- Blendi Gonxhe, ikën Balluku
Elbasan- Arbian Mazniku, ikën Damian Gjiknuri
Fier- Belinda Balluku, ikën Taulant Balla
Korçë- Niko Peleshi, konfirmohet
Gjirokastër- Mirela Kumbaro, konfirmohet
Berat- Ervin Demo, ikën Bledi Çuçi
Vlorë- Bledi Cuçi, ikën Blendi Klosi
Drejtues politik për Diasporën- Taulant Balla

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
Rama e caktoi drejtues politik të Shkodrës, Benet Beci: Detyrë sfiduese, do jap maksimumin për zhvillimin e këtij qarku

1714066665_benetbeciedirama.JPG

Benet Beci dhe Edi Rama në fushatën e zgjedhjeve 2021, foto arkiv

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar në një postim në rrjetet sociale pasi kryeministri Rama i besoi drejtimin e qarkut të Shkodrës në garën për zgjedhjet parlamentare 2025. Beci falënderon Ramën për besimin, ndërsa thotë se do japë maksimumin për këtë detyrë sfiduese në rrugën pakthim për zhvillimin e Shkodrës.

“Janë emocione të përziera këto të sotmet, kur Kryeministri Edi Rama sapo më ngarkoi me një detyrë të rëndësishme, sfiduese e krejt të re për profilin tim. Jam thellësisht falënderues për mundësinë dhe besimin për të qenë koordinator politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës.

Padiskutim z.Rama, por veçanërisht  qytetarëve të Shkodrës e bashkëpunëtorëve të mi. Falë jush, rrugëtimi ynë i përbashkët në politikë, prej prillit të 2021 po rezulton i duhuri. Ndjehem gjithashtu i shpërblyer për modelin tonë të të bërit politikë.

Duke u fokusuar te puna dhe pozitiviteti, te aftësitë dhe vullneti për ta zhvilluar rajonin tonë, duket se po sjellim bashkë mundësi të reja. Por sot ndjehem edhe i sfiduar, si dikush që merr përsipër për herë të parë përgjegjësi, në një fushë ku përpara kanë kontribuar njerëz me përvojë më të gjatë.

Me shumë dëshirë, motivim dhe besim do t'i kushtohem edhe kësaj detyre, për të dhënë maksimumin në një rrugë tashmë të pakthim, atë të zhvillimit për Shkodrën si bashki e si qark. Kam nevojë për mbështetjen  e çdo anëtari të partisë, çdo kontribuuesi në vite e çdo qytetari në qarkun tonë.

Nuk do të jetë e lehtë, por kjo e jona duhet dhe do të jetë rruga drejt zhvillimit pa kthim, siç Shkodra e meriton. Ne duhet e do të jemi të gjithë bashkë, sepse Shkodra është e para. Faleminderit”, shkruan Benet Beci.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patronazhisti na fshati: 08/09/2024 13:55

    Damiani ne Vlore beri deme te medha si elefantet kur shkelin te mbjellat.Coi spiunat hajdutet bastardet ne vende kyce ne administrate,Pafund deme pafund

    Përgjigju
  • Sondazhi: 08/09/2024 13:33

    Shame pd se ska risi, po këtu ku jame risitë? Sirros dhe g99 shoh unë

    Përgjigju
  • Besi: 08/09/2024 13:30

    Shyqur e hoqen Gjiknurin se cfare nuk beri ne Vlore

    Përgjigju
  • Mira: 08/09/2024 13:28

    Shyqyr e hoqen kete Damianin sepse ra dakord qe ne Vlore te hiqeshin nga puna e te vendoseshin ata qe deshironte Vilma Bello

    Përgjigju
  • Tojan Dardha: 08/09/2024 13:12

    Komentoj suksese Drejtuesve politike une kandidoj i pavarur me 21000 vota te mbështetur nga diaspora dhe bindja demokratike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Sfida kundër Gjeorgjisë në 'Air Albania', shiten të gjitha biletat

Liga e Kombeve/ Sfida kundër Gjeorgjisë në 'Air Albania', shiten të gjitha biletat