Emrat/ Fëmijët e gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu pranohen në Shkollën e Magjistraturës për t’u bërë prokurorë dhe gjyqtarë të rinj 

Emrat/ Fëmijët e gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu pranohen në Shkollën e Magjistraturës për t’u bërë prokurorë dhe gjyqtarë të rinj 

Foto ilustruese

TIRANË- Baballarët u shkarkuan nga Vetingu si gjyqtarë për pasuri të paligjshme, fëmijët e tyre pranohen në Shkollën e Magjistraturës si kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj. Mirjon Brahimllari është pranuar në Shkollën e Magjistraturës, profili prokuror, për vitet akademike 2021-2024. Mirjon Brahimllari është i biri i ish-gjyqtarit të Apelit për Krime të Rënda, Gurali Brahimllari, i shkarkuar nga organet e Vetingut me vendim të formës së prerë pasi nuk justifikonte plotësisht pasurinë me të ardhura të ligjshme.

Matilda Çela është shpallur fituese në provimin për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2021-2022. Matilda Çela është e bija e ish ish-kryetarit të Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela, i shkarkuar nga vendim të formës së prerë nga organet e Vetingut për mungesë profesionalizimi dhe pasuri të pajustifikuara me të ardhura të ligjshme.

Ardjan Karaj është pjesë e listës së kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar dhe prokuror, për vitin akademik 2021-2022. Karaj është i biri i gjyqtarit Rexhep Karaj, i shkarkuar nga Komisioni i Vetingut për probleme me pasurinë.

Në këtë listë fituese rezulton edhe Boiken Bendo, i cili është i biri i ish gjyqtarit të Apelit, Agim Bendo, i përjashtuar me vendim të formës së prerë për 15 vite nga drejtësia, pasi ia mbathi nga sistemi për të evituar përballjen me Vetingun.

Pjesë e kësaj liste me gjyqtarët dhe prokurorët e së ardhmes është edhe Amantia Levanaj, e cila është e bija e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Gramoz Levanaj, i përjashtuar nga drejtësia për 15 vite me vendim të formës së prerë, pasi dha dorëheqjen për të evituar përballjen me Vetingun.

Pjesë e listës, profili prokuror, është Vilma Hasneziri, bashkëshortja e gjyqtarit Luan Hasneziri, i shkarkuar nga Komisioni i Vetingut. Gjyqtarit i është refuzuar edhe viza nga Ambasada Amerikane.

Të lartpërmendurit kanë kaluar në filtrat e KLP-së dhe KLGJ-së për pasurinë dhe figurën, ndonëse familjarët e tyre janë shkarkuar për të njëjtat arsye. 

Refuzohen dy kandidatë
Zakonisht njerëzit e drejtësisë janë pasuruar pasi janë bërë pjesë të gjykatave dhe prokurorëve, por nuk përjashtohen as rastet e pazakonta, kur kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë nuk justifikojnë pasuritë dhe nuk kalojnë testin e figurës, për t’u bërë pjesë e drejtësisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndaluar dy kandidatë për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës, pasi nuk kanë kaluar testin e pasurisë dhe të pastërtisë së figurës. 

Shqiptarja.com mëson se ata janë Arbër Lloshi dhe Ines Dani. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kryer një verifikim të dy kandidatëve mbi kriterin e pasurisë dhe figurës. Në përfundim të procesit, KLP-ja ka krijuar bindjen se dy kandidatët nuk ishin të përshtatshëm për t’u pranuar në Shkollën e Regjistraturës, për t’u bërë më pas pjesë e drejtësisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durresi: 29/06/2022 17:29

    Sic u bene komunistat me te flakte,flakadane demokracie... Dardha nen dardhe bie... Kot nuk emigroi ne Amerike Konica...

    Përgjigju
  • dolakeola: 29/06/2022 13:22

    keni harruar njonen, me te miren me te bukuren gocen e ziut prokuror qe u kap me ca mijera euro ne makina ne flagrance...

    Përgjigju
  • Propaganda: 29/06/2022 10:55

    Po kthehemi 80 vjet mbrapa si shoqeria.Agjitacion propagande. Femijet e ish hetuesve dhe komunsiteve jane sot ne klp dhe klgj dhe te njejten fryme agjitacion propagande dhe zgjedhin te ndjekin

    Përgjigju
  • Trump: 29/06/2022 07:33

    Cfare problemi ka? Femije te mrekullueshem që sjellin eksperiencen e prinderve ne te vjedhur.

    Përgjigju
  • Bashkimi: 28/06/2022 21:35

    Po edhe keta qe po dalin nga vetingu, vazhdojne punen si avokat, noter, konsulent juridik, pedagog drejtesie.

    Përgjigju
  • 777: 28/06/2022 21:24

    Ketu vetem Zoti ben drejetsi po te doje ,nuk ka me shprese te njerzit ,njelloj jane,Ai u ardhte hakut be kete jete dhe ne tjetren

    Përgjigju
  • Populli: 28/06/2022 21:18

    Cfare lind macja gjuan minj!

    Përgjigju
  • aldo: 28/06/2022 19:28

    si ndahet zemra kollaj, leku leter pse se vendosini si kusht

    Përgjigju
  • Besi: 28/06/2022 19:07

    Kushe e di sa miliona kane paguar prindit per tu pranuar, nuk eshte çudi...korrupsionin e kemi ne gjak ne shqipot.

    Përgjigju
  • Sulejman Puni: 28/06/2022 18:40

    Kjo nuk duhet absolutisht te ndodhe. Monitorimi i reformes ne drejtesi ka perfaqesues te BE. Ne Poloni, te besh pjese ne sistemin e drejtesise, gjyqtar ose prokuror, kontrollohesh te dalesh i paster deri ne tre breza. Kurse ketu dalin nga dera hyjne nga dritarja. Nuk eshte lufte klasash, se do ishin budallenj polaket, por le te punojne ne cdo fushe tjeter, fizike, matematike, inxhinieri, mjekesi e cfaredo, por ne sistemin e drejtesise Jo Eshte nje tharje siperfaqesore e kenetes apo mocalit. Prape mocal mbetet, biles me i keq, do kete me shume zhaba, mushkonja, gjarperinj qe nuk do shkulen asnjehere.

    Përgjigju
    • Trump: 29/06/2022 07:34

      Ashtu eshte Sulejman.

    • Shaqo: 28/06/2022 18:53

      I sakte fare. Turp, po kush jane klp,klgj? Ortake me ata qe u shkarkuan. Po pse keta, apo kane mbaruar fare pak studente juridikun?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë