Emrat, ngrihet komisioni për
verifikimin e 140 mandateve

Emrat, ngrihet komisioni për<br />verifikimin e 140 mandateve
TIRANË - Në seancën e parë parlamentare u ngrit edhe Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, i cili, sipas rregullores përbëhet nga 9 deputetë dhe ka dy ditë kohë për të kontrolluar përputhshmërinë me ligjin të mandateve të 140 deputetëve.
 
Kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi propozoi emrat e 4 anëtarëve të këtij komisioni: Armando Subashi, Ermonela Felaj, Besnik Bare, Vexhi Mucmata. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili propozoi deputetin Vanfgjel Tavo si anëtarin e 5-të të këtij komisioni. Edhe kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka propozoi 4 emrat që do të përfaqësojnë opozitën në këtë komision. Ata janë Voltana Ademi, Oerd Bylykbashi, Arben Ristani dhe Gerti Bogdani.
 
Pas hartimit të një raporti nga ana e këtij komisioni, pritet që një ditë më pas, pra më 10 shtator, të kryhet betimi i deputetëve. Pritet që rreth 15 deputetë t’i drejtohen Kuvendit me kërkesën për të zgjedhur kryetarin e tij, që do të jetë Ilir Meta. Më pas Meta pritet që të drejtojë seancat në vijim, ku ndër to do të jetë dhe ajo për miratimin e kabinetit të ri qeveritar apo dhe programit të qeverisë së re.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur