Emri i Maqedonisë, Kotzias dhe Dimitrov: Marrëveshja drejt zgjidhjes përfundimtare

Emri i Maqedonisë, Kotzias dhe Dimitrov: Marrëveshja drejt zgjidhjes përfundimtare

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias dhe homologu maqedoans Nikolla Dimitrov

Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov janë takuar gjatë kësaj jave për zgjidhjen e emrit pas dështimit të marrëveshjes së mëparshme për emrin e Maqedonia e Ilindenit.

Athina ka kërkuar zgjidhje të tjera edhe me ndërmjetësimin e Matthew Nimetz të Kombeve të Bashkuara por edhe në Bruksel, ku sipas ministrit maqedonas Dimitrov është arritur pëlqimi për një kornizë rreth emrit të ri, por se bisedimet duhet të vazhdojnë mbi aspektet teknike dhe ligjore.

Ndërkohë palët nuk bëjnë publike detajet për propozimet e reja por drejtuesja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini ka përshëndetur përparimin dhe ka ofruar mbështetje për zgjidhjen e problemit.

“Do të punojmë të gjithë së bashku për të mbështetur një rezultat pozitiv dhe shpresëdhënës nga këto bisedime”, tha zonja Mogherini.

Propozimet në tryezën e dialogut mes Greqisë dhe Maqedonisë nga ndërmjetësi amerikan Matthew Nimetz  janë Maqedonia e Epërme, Veriore, e Vardarit e Re ose Republika e Maqedonisë. Autoritet presin që zgjidhja të vendoset  para samitit të BE-së me  28 qershor.

Konflikti për emrin e Maqedonisë  nëse zgjidhet i jep fund debatit mes 20-vjeçar dhe problematikave dypalëshe. Pas zgjidhjes së konfliktit pritet që vendi të ketë më shumë gjasa për hapjen e negociatave me BE-në.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?