Emri i tij u përdor për t’iu marrë para biznesmenëve, reagon Pjerin Ndreu

Emri i tij u përdor për t’iu marrë para biznesmenëve, reagon Pjerin Ndreu

1721211282_pjerinndreu.JPG

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas lajmit se disa persona i kishin marrë 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka, duke përdorur emrin e tij.  Ndreu thotë se personat e arrestuar janë të panjohur për të, por thekson se i denoncuan pasi kuptuan që ishte një mashtrim. 

Ai i bën thirrje personave të tjerë që mund të jenë mashtruar të denoncojnë në polici.

“Nje mik, biznesmen nga Lezha, ka rene pre e nje mashtrimi, ku disa shtetas,  te panjohur per mua, kane perdorur emrin tim per ti marre para! Para ca ditesh ne e kapem situatën, denoncum, dhe u be e mundur kapja e autoreve nga ana e Policise Lezhe! Nese ka persona te tjere qe kane rene pre e ketij mashtrimi, ju lutem te denonconi ne polici!”, shkruan Ndreu në Facebook.


Lajmi kryesor:

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vulën e PD e mori Berisha, Basha rekurs në Gjykatën e Lartë: Të zhbëhet vendimi i Zhukrit dhe i Apelit

Vulën e PD e mori Berisha, Basha rekurs në Gjykatën e Lartë: Të zhbëhet vendimi i Zhukrit dhe i Apelit