Kur të gjithëve i shkojnë sytë te fustani lëkurë dhe dekolteja e hapur, Enca e çon vëmendjen te thonjtë e saj. "Ai thoi i mesit është për syrin e keq"shkruan këngëtarja. Mesa duket Encës i është thyer thoi, por gjithsesi nuk e ka problem të bëjë një selfie në pasqyrë.
Enca madje pyet edhe fansat që janë të shumtë në numër se si mbrohen nga syri i keq. Kujtojmë se Enca është këngëtarja me më shumë ndjekës në Instagram me 1,6 milionë të tillë.
Redaksia Online
(A.K/Shqiptarja.com)