Endacaku që vodhi Range Rover-in dhe burgu i të sëmurëve

Endacaku që vodhi Range Rover-in dhe burgu i të sëmurëve

Foto ilustruese

Një gjykatës në Tiranë vendosi sot , shtrimin e detyrueshëm psikiatrik në një spital burg të Ardian H.

NJë 57 vjecar për të cilin nuk u interesua askush, por aventura që provoi nga hotel Marriot deri në rrugën Kastriotët, e vecoi nga të gjithë endacakët dhe të pastrehët në metropol.

Çdo hajdut në Tiranë apo kudo kthehet ‘interesant’ ndonjëherë nga rëndësia dhe vlera e objekteve që rrëmben, apo nga statusi I atij që ka vjedhur. Ardian H. u bë I rëndësishëm, pra i dukshëm për shkak të statusit të tij.

 Sepse ishte endacak.

 Dhe sepse vodhi një Range Rover.

 Si një njeri i pavënë re , krejt ne hije, krejt i askujt ; ai shëtiste rrugëve të kryeqytetit shqiptar, ndonjëherë duke kërkuar një cigare e ndonjëherë duke hedhur ndonjë batutë humori. Madje majde kishte qenë aq I pagjurmueshëm edhe për një tjetër komisariat i cili  në pamundësi për ti gjetur adresën , ju përgjigj prokurorise në fillim të janarit 2024 se  "nuk mund ta gjente sepse jeton si endacak".

Ajo cështje ndaj Ardian H. kishte qenë për  nje hetim per  vjedhjen e një biciklete. Një prokuror e kishte hetuar në mungesë. E kishte dorëzuar dosjen për gjykim dhe pastaj kish kërkuar gjetjen e tij. Gjykata pat aprovuar dhe në 18 janar urdheroi- shoqërojeni forcërisht , nëse e gjeni

Në kërkim të tij, policët ishin të qartë se pavarësisht adresës së banimit tek "Pallati I Aviacionit", për endacakun më reale ishte legjenda rreth tij, sesa mundesia që ta gjenin. 

Ndoshta ndjenë keqardhje dhe liria ishte lëmosha që ata kishin mundësia ti jepnin !!!

Ska askënd – shkruante një agjent.

Vuan nga problemet e shëndetit mendor- referonte tjetri.

Ata patën shans ti lëshonin pe balonës deri ne daten 30 janar.

Atë  ditë Ardiani e tejkaloi rutinen e endacakut, la gjumin e rrugës e buken bri këmbëve. La qesen, hodhi cigaren përtokë. Dhe rrotulloi celesat e makinës që një shofer i nxituar i kish lënë gati

 Në  nje moment, fare pak minuta ishin,  ai u tundua nga luksi , sic nuk kishte provuar herë tjetër.

Dhe mori nën drejtim Range. Rover. Që  nuk i përkiste

 Në Kodin Penal quhet ‘vjedhje’

 Duke u përpjekur të kuptonin se kë kishin përballë dhe cfarë do referonin kësaj here, një duzinë agjentësh në komisariatin numër 1 e morën në pyetje.

Njërit I pohoi ‘ mu duk vetja si në avion, sikur po fluturoja’. Duke u rrekur ti nxirrte diçka të vlefshme për hetimin, oficerja I shkëputi emrin e nënës -Drita dhe të babës Xhezmi.

 Pastaj asnjë emër tjetër veç tyre në  jetën e tij !!!!

 Pastaj , tha  vitin e lindjes.

Më  vonë  në pak rreshta oficerja shkroi ;

‘ I vet-identifikuar si Ardian H. Lindur dhe banues në Tiranë.  Gjendja gjyqësore , I padënuar. Me arsim tetë vjeçar. Numër telefoni nuk ka. Adresa Pallati I Aviacionit. Me shtetësi e kombësi shqiptare. ‘

Mbas mesnatës së 30 janarit kur dhe u arrestua dhe u bë  i dukshëm më  ne fund, ky njeri sot doli para gjykatës. Prokurori ishte I bindur se hajduti që po kërkonte që prej vjedhjes së bicikletës, së paku në një moment nuk duhej lënë vetëm . Dhe ai ishte momenti para gjykatës. I caktuan një avokat falas. Ai prapë I paqartë se çfarë kishte bërë tregoi lumturinë më të madhe ‘ ngava një makinë dhe isha duke fluturuar’. Copëza shprehjesh te pakuptueshme më  tej

Si një njeri që nuk ekziston me letra, që nuk kishte asnjë dokument identifikimi, ai u prezantua si personi që askush nuk e shikonte në kryeqytet. Por për agjentët ishte po ashtu kaotik, mes disa realiteteve, dukshëm me probleme të shëndetit mendor.

Pas vjedhjes së Range Rover, një aventurë që zgjati pak minuta, atij ja  prenë  biletën e shtrimit të detyrueshëm në një spital Burg. Adresa e tij ,nga endacak në  banor i burgut të  Shënkollit !

Të  paktën njëherë  në  jetë  ai ekziston./Marrë nga facebook

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kovaçi: 02/02/2024 23:27

    Heu çfar trimerie bre!!! Aferim çberi dengozi (i mençuri) muor qumesht prej kosi(dhalle) me miell e nakatosi ( e perzieu). Drit kush beri trhane( trahanane). O njerez po keta njrez duhet ti ndihmoni te jetojne jeten jo ti fusni ne ferrin e psiqiatrise se burgut. Po ketu e gjetet ju te tregoni forcen dhe mençurin tuaj ne gjetjen e keqeberesve dhe ti plasni ne ferr. Ju lumte per bese. Fukarai ka kocken e holle, kurse Oligarku edhe vjedh me lezet dhe xhepin ta mbush plot dhe del me i nderuar mbas vjedhjes. Aferim!!!...

    Përgjigju
  • Kovaçi: 02/02/2024 22:07

    Aferim, i paskan bere sevap, se te pakten bashk me ilaçet e detyrushme do haje edhe buke. Ashtu si ishte nuk mbushte barkun dot me buke.Po ai duhesh marr qe me perpara nen mbrojtje sociale se medemek kemi shtet socialist. Me njerzit e dobet te gjithe tregohen te forte, por me te fortet te gjithe ulin bishtin. Ja si ligji eshte nje per te gjith. Kjo po, keshtu ka lezet te duket dora e fort e gjyketesve. Aferim!!!...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja