Rajselda Hamza, kryetarja e FRESSH në njësinë administrative numër 6 në Tiranë, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.  Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i FRESH, njëkohësisht deputet i Partisë Socialiste, Eljo Hysko, në një postim në Facebook.

'Ende nuk e besoj dot që kjo është e vërtet!  U largove shumë herët e mira Rajs! Paqja qoftë me ty!', shkruan deputeti.

Ndërkohë mesazhe ngushëllimi kanë shprehur edhe shumë miq të së resë.

Shqiptarja.com mëson se e reja ndërroi jetën në një aksident rrugor të ndodhur dje në aksin Tiranë-Vorë. Hamza udhëtonte si pasagjere në vend të parë, në një furgon mallrash i cili drejtohej nga një 28-vjeçar, Alkid Kondo. Ai humbi kontrollin e drejtimit të automjetit, ku për pasojë furgoni doli nga rruga duke u përplasur me një bordurë anësore

Edhe drejtuesi i furgonit mbeti i plagosur.

Identifikimi i vajzës ishte i vështirë për shkak se ajo kishte pësuar dëmtime të rënda në fytyrë për shkak të përplasjes së fortë.