Akuzave të kryeministrit Edi Rama se Partia Demokratike po ëndërron të rikthejë 21 janarin, Sali Berisha i është përgjigjur nga dyert e SPAK, aty ku paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ të caktuar në kuadër hetimeve të dosjes ‘’Partizani’’. Duke e cilësuar Ramën si zjarrvënësin më të madh të kombit, kreu i PD konfirmoi se mbështet revoltën.
“Zjarrvënësi më i madh në historinë e kombit është padrino Edi Rama. Është ai që ka djegur, ka shkatërruar ëndrrat, gjatë pushtetit të tij, të rreth 720 mijë të rinjve shqiptarë, të cilët ëndrrën më të bukur të tyre për të lumturuar veten, familjen, shoqërinë dhe Shqipërinë, e morën në shpinë, në trajsë, rrugëve të botës.
A ka zjarrvënie më të rëndë se kjo? Zjarrvënësi më i madh i shqiptarëve është Edi Rama, që me Lubi Ballukun dhe Ergys Agasin ka plaçkitur mbi 12 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve. Ka ndërtuar rrugë 10 herë më shtrenjtë se në Europë.
A ka zjarrvënës më të madh se Rama, se njeriu që e katandisi pensionistin shqiptar të flasë me vete? Ky është zjarrvënësi numër një i kombit. Protesta, revolta, është misioni i çlirimit të këtij kombi. Ai është përgjegjësi i kësaj katastrofe. PD e mbështet me gjithë forcën këtë revoltë deri në fitoren e saj”, tha Berisha.
Pak orë më vonë, Sali Berisha përsëriti kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama gjatë një konference nga selia blu, në mënyrë së sipas tij të bëhet një zgjidhje politike.
‘’Kërkojmë dorëheqjen e Ramës. Krijimin e një qeveri kujdestare. Së treti asnjë pengesë për kërkesat e drejtësisë, veprimet e saj për veprën penale të korrupsionit. Kjo nënkupton që nuk mund të ketë asnjë amnisti, ata që kanë vjedhur, dhe sot në Europë nuk ka një të dytë që të ketë vjedhur sa Edi Rama dhe familjarët e tij, do vendosen patra ligjit", tha Berisha.
Në të njëjtën linjë ishte dhe qëndrimi i deputetes demokrate, Jorida Tabaku, e cila akuzoi kryeministrin Rama për kërcënime dhe dhunë verbale ndaj fëmijëve dhe prindërve që mbështesin protestën. Sipas saj Rama po u bën presion protestuesve dhe institucioneve që duhet të zbatojnë ligjin. Në protestën e një dite më parë protestues të maskuar u strehuan në selinë e PD.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun se po përdorin Policinë e Shtetit për të mbrojtur pushtetin gjatë protestave. Në një postim në rrjete sociale, Bardhi i lidh ndërhyrjet e policisë me qëndrimin e mazhorancës në Kuvend për çështjen Balluku, ndërsa kritikon edhe shpërblimet e premtuara për efektivët, duke i quajtur ato 'mafioze.'
Deklarata e plotë e Bardhit
"RAMA DHE BALLUKU, NGA DHUNA E KARTONËVE TE DHUNA E UNIFORMAVE!
Dhuna e kartonëve, me të cilën Edi Rama mbrojti Belinda Ballukun nga arrestimi, sot është shndërruar në dhunë mizore ndaj të rinjve që e refuzojnë korrupsionin e qeverisë.
Policia e Shtetit nuk është garda personale e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ajo paguhet nga taksat e shqiptarëve për të mbrojtur ligjin dhe qytetarët, jo për të mbrojtur pushtetarët e korruptuar nga zemërimi i njerëzve.
Të kthesh uniformën e shtetit në mburojë të korrupsionit është tradhti ndaj atdheut! Policia duhet t’i shërbejë Republikës, jo pushtetit.
Ndërsa Edi Rama dhe Belinda Balluku bëjnë mirë të kuptojnë se me shpërblimet e tyre mafioze mund të blejnë edhe pak kohë, por ata e dinë se koha e tyre ka mbaruar dhe pushteti i tyre tani mbahet vetëm me shkopinj policie" tha Bardhi
Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Sali Berisha kërkoi sërish dorëheqjen e Edi Ramës. Pasi strehoi protestues të maskuar në seli, Berisha ka dalë hapur në mbështetje të plotë të protestës, duke thënë se nuk do të ketë asnjë dialog me Ramën. Për këtë tw fundit thotë duhet ë japë dorëheqjen që të bëhet një zgjidhje politike.
“PD i ka mbështetur dhe do t’i mbështesë me të gjithë potencialin e saj protestën studentore, PD ka bërë dhe do të bëjë çdo gjë për mbrojtjen që mund t’iu japë studentëve. PD është e tëra në funksion dhe në mbështetje të kësaj proteste.
Nuk ka dialog Rama me ty. E di pse s’ka. se ti e do me ata që do vetë. ata që don ti janë kukullat e tua. Ata janë qenie të shpifura, jep dorëheqjen që të bëhet zgjidhje politike. Kthim prapa kjo revoltë nuk ka.
Kërkojmë dorëheqjen e Ramës. Krijimin e një qeveri kujdestare. Së treti asnjë pengesë për kërkesat e drejtësisë, veprimet e saj për veprën penale të korrupsionit. Kjo nënkupton që nuk mund të ketë asnjë amnisti, ata që kanë vjedhur, dhe sot në Europë nuk ka një të dytë që të ketë vjedhur sa Edi Rama dh e familjarët e tij, do vendosen patra ligjit", tha Berisha.
Deputetja demokrate Jorida tabaku akuzoi kryeministrin për kërcënime dhe dhunë verbale ndaj fëmijëve dhe prindërve që mbështesin protestën. Në një deklaratë për mediat, Tabaku tha se në vend që t’iu përgjigjet qytetarëve për kërkesat e tyre, Rama po u bën presion protestuesve dhe institucioneve që duhet të zbatojnë ligjin.
"Pas 6 ditë përplasjesh Edi Rama u detyrohet përgjigje shqiptarëve për gjendjen ku ndodhet vendi dhe trajtimin e dhunshëm kriminal. Për 150 ditë në protestë qeveria kishte përgjegjësinë të vepronte para se tensioni të arrinte këtu. Përgjegjësia e Ramës nis para datës 13 tetor. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për pasojat e qeverisjes së tij. Kemi parë të rinj të goditur, persona të tërhequr zvarrë dhe pas çdo pamje është një familje. Gjuha e Ramës tregon sjelljen e pushtetit që tallet me pakënaqësinë. Qeveria po bën presione ndaj institucioneve që po zbatojnë ligjin. Kryeministri nuk mund të kërcënojë qytetarët me faturët e protestës ndërkohë që ka përdorur cdo mekanizëm të mundshëm për të mbrojtur ata që sot kanë kryer korruypsion. I kërcënon protestuesit e mbron Vlora Hysenin apo Belinda Ballukun. Kryeministri mban përgjegjësi politike për mnbrojtjen publike që i ka bërë korrupsionit dhe zyrtarëve të tij ndërkohë që qytetarët kërcënohen e intimidohen” tha Tabaku.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzon kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për përshkallëzimin e protestave, duke pretenduar se ai nuk dëgjoi kërkesat e protestuesve gjatë pesë muajve të tubimeve paqësore. Duke komentuar deklaratat e Ramës se nuk negocion me dhunuesit, Berisha tha se dorëheqja e kryeministrit është kusht për rikthimin e stabilitetit. Sipas tij, Rama kërkon me çdo kusht të shkojë drejt një konflikti të gjerë.
“Rama deklaron se nuk nënshtrohet përballë protestave të dhunshme. Çfarë bëri ai me protestën paqësore pesëmujore? Nëse protesta ka marrë këto përmasa dhe këto nuanca, ai është autori kryesor. U përpoq edhe kësaj radhe të gjente strehë aty ku horrat kombëtarë dhe ndërkombëtarë strehohen. U përpoq të bindë se qenka Rusia dhe Irani prapa gjimnazistëve dhe studentëve shqiptarë.
Si kriminel, lau duart nga çdo përgjegjësi dhe u bëri thirrje forcave të rendit të shndërrohen në mburojë të tij. Por unë jam këtu për t'u bërë thirrje punonjësve të Policisë shqiptare: Mos mbroni një njeri i cili ka përzënë nga vendi i tij pothuajse gjysmën e shqiptarëve me varfërinë që ka krijuar. Largimi i menjëhershëm i Ramës nuk krijon asnjë vakum. Është kushti i të gjitha kushteve që të rivendoset stabiliteti në Shqipëri. Është kushti i të gjitha kushteve që të vijohet me përkushtim përmbushja e kritereve dhe standardeve të BE-së në procesin e integrimit. Largimi i këtij horri ndërkombëtar është kushti i të gjitha kushteve që të funksionojë shteti ligjor. Rama kërkon me çdo kusht të shkojë drejt një konflikti të gjerë. Është moment historik për çdo shqiptar", tha Berisha.
-
Sponsorizuesja e djegieve dhe shkaterrimeve Sude Jorida Tabaku Turdiu te shkarkohet urgjentisht nga kryetare e te drejtave te njeriut eshte tradhetare dhe kriminele.Gazmend kriminel Bardhi organizon qellimisht adoleshentet ne protest per te akuzuar qeverin.Ky qorr kriminel e di shume mire se sa burgje adoleshwtesh ka ne Evrop dhe nuk ua falin dhunen as adoleshenteve as prinderve te pa pergjegjshem.Te hapet dosja e krimit te Elbasanit per kriminelin Bardhin.Ka ngelur partia demokratike ne dore te tradhetareve dhe kriminelve ,ku jane demokratet e vertet perse lejojn djegien e Shqiperis a ju ka ngelur pak dinjitet??
Përgjigju -
Zonja tabaku nuk meret pushteti me dhune,rrama eshte horr sipas teje por skrahasohet me berishen tend,dhe me baben tend qe ka vjedh gjith tookat neopeermjet teje dhe sla pallat pa bere,prandaj po je zonj,bej doreheqje si deputet largohu nga politika sepse po te jet nje i ri ne politik do behet si ty se me ty do ri.Persa i perket cilesimit qe i bere Rames dhe ti je e ndergjegjeshme se ska shenje barazimi me Sali Berishen,ku ke ku Edi ku e ku Berisha,dhe kete ti e di mire.por nuk te vjen mire, Dil perpara protestuesve dhe thuaj qe largohem nga politika se te dergojne shume adrian hila aty
Përgjigju -
Ata qe Kane passion apo zanat zjarrvenien le te shkoje ne Lalez dhe Kane plot pune ne ato ndertime te agallareve te rinj.
Përgjigju -
Salih, te zente spirra e ngelsh ne banje nga dhimbjet e barkut
Përgjigju -
Super krimineli dhe shkaterruesi Nongrata po pret fundiin e tij dhe te krimineleve te tij! E di fundin e tij!!!
Përgjigju -
O sali po ti ke vulen nga dy superfuqite o kriminel .Rama eshte i mirpritur nga te gjithe si nga Europa dhe Amerika o hajtut familjarisht vrases , antishqiptar .Deri tani Ramen nuk e kane akuzuar per tradheti ,ndersa ty te dhane vulen mu ne ball .PS parti antishqiptare .
Përgjigju










Komente
Komento