Endri Hasa: Të gjithë deputetët e PD do jenë të enjten në Kuvend, do votojnë pro arrestimit të Berishës

PD zyrtare votoi pro kërkesës së SPAK, duke bërë që Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve në Kuvend t’i hapë rrugë përpilimit të raportit që do t’i paraqitet seancës plenare, ku pritet miratimi i kërkesës për arrestimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Anëtari i Kryesisë së PD Endri Hasa i ftuar në “Studio Live” në Report tv me gazetarin Arbër Hitaj tha se qëndrimi i PD zyrtare ka qenë gjithmonë i njëjtë në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se politikanët duhet të jenë të barabartë me qytetarët para ligjit.

“Qëndrimi i PD ka qenë gjithmonë në mbështetje të drejtësisë, është qëndrim i kahershëm i joni. Çdo politikan duhet të jetë i njëjtë para drejtësisë si çdo qytetar. Duhet të shkojë para ligjit i barabartë. Ka qenë qëndrim sa herë është kërkuar heqja e imunitetit për gjithkënd. Ne jemi në mbështetje të SPAK e kemi bërë këtë që në krijimin e tij. Jemi në mbështetje të luftës ndaj korrupsionit pa kompromis”.

I pyetur nëse ka pasur presione ndaj PD zyrtare që të mos votojnë për heqjen e imunitetit të Berishës, Hasa u shpreh ish-kryeministri donte ta përdorte PD për betejën personale por nuk ia doli.

“Përfaqësuesit e PD kanë qenë të qartë për mbështetjen e tyre. Nuk jemi intimiduar asnjëherë. Nuk biem pre e asnjë presioni kushdo ta bëjë këtë. Ne e kemi thënë që beteja e Berishës ishte personale dhe ai donte t'i përdorte demokratët për betejën e tij personale. Sot arritëm te ajo ditë që beteja nuk është për demokratët, beteja që bëmë ne është për demokratët”, shtoi ai.

Në seancën e ditë së enjte ku do të dërgohet për votim raporti që do përpilohet nga Këshilli i Mandateve, Hasa bëri me dije se do të jenë të pranishëm të gjithë deputetët e PD zyrtare, me në krye Bashën, të cilët do të votojnë pro kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-Kryeministrit.  

“Do votohet raporti. Kemi qenë gjithmonë pro heqjes së imunitetit dhe të gjithë deputetët e Pd do shkojnë për të votuar”, tha ai i pyetur nëse do të shkojë kryedemokrati Lulzim Basha në seancën e së enjtes.

Një tjetër qasje kishte ish-deputeti Lefter Maliqi.

“Meqë kam një përvojë të gjatë dhe si deputet prej 7 vitesh në komisionin e sigurisë kombëtare, nuk ka nevojë që të bëhet kjo pyetje sepse Rama ka thënë që SPAK e krijova vetë. Kemi pasur dëshirë të madhe që SPAK të ishte i pavarur. Unë jam i bindur se SPAK vepron me dy standarde. Në fillimet e para kam pasur besim dhe kam bërë disa kallëzime. Tani shikoj dhe habitem. Për rastin konkret jam i bindur që ka prapavijë të fortë politike për shkak se e njoh Ramën, Nuk lëshon karrige. Ia ka arritur qëllimin. U tregon të tijve se ata që ngrenë kokë i fus në burg”.

Ai apeloi për bashkimin e demokratëve.

“Thirrja ime e fundit është bashkimi i  të gjithë demokratëve. Basha dhe të tjerët”, shtoi Maliqi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:54
Endri Hasa: Të hetohet 21 janari, gjithçka e administruar nga garda te Berisha! Fshiu serverat? S’kam qenë pjesë e kryeministrisë

Ish-deputeti Endri Hasa u shpreh pro hetimit të 21 janarit, nëse drejtësia ka prova. Këtë qëndrim e mbajti ndërsa u pyet në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut e cila në vendimin për Aleks Nikën, ka dalë në përfundimin se ka shkelje dhe këshillon rihetim.

Në “Studio Live" në Report Tv Hasa i pyetur në lidhje me akuzat se ai ka fshirë serverat e 21 janarit, e ka mohuar një gjë të tillë.

“Çdo vendim që duhet të hetohet që ka prova për t'u hetuar, drejtësia duhet të bëjë punën e saj. Ajo që ne kemi në misionin tonë si PD është si të krijojmë një Shqipëri që të jetë e aftë dhe Europiane. Rama për çdo gjë që ka bërë gabim të hetohet. Kemi pasur të njëjtin standard për Tahirin Ahmetajn Bllakon. Ne duhet t'u ecim standardeve. Çdo gjë që është bërë në dëm të qytetarëve të hetohet”, tha Hasa.

A do jetë i gatshëm të dëshmojë në ka rihetim të 21 janarit?

“Në SPAK unë nuk kam asnjë dijeni për sa i përket 21 janarit. Unë s’kam qenë kurrë pjesë e kryeministrisë më 21 janar. Unë kam qenë jo pjesë e kryeministrisë, kam qenë në një institucion jashtë kryeministrisë. Ka qenë institucion i këshillit të ministrave por as me godinë dhe as me lidhje sa i përket godinës së kryeministrisë. Ajo që di unë është që gjithçka është administruar nga garda dhe kryeministria. Nuk kam qenë kurrë në këtë dhe është diçka që ka dalë 11 vjet më vonë. Në një moment të caktuar dikush e hodhi diku në media për luftë politike. Ka dalë 11 vjet më vonë dikush e hodhi diku në media. Ka pasur persona që janë akuzuar dhe hetuar”, u përgjigj ish-deputeti në Report Tv.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX.: 18/12/2023 18:39

    Lefter Maliqi,nje hiq.Njeri kot.Pa bosht e personalitet.Askush nuk e don,askush nuk e perfill.Nje genjeshtar profesionist,njeri pa moral e dinjitet.Ne fakt nuk i duhet asnje partie politike.Moster e nxenes i me te keqijve,ne vecanti genjeshtar e intrigant si Saliu e " trim " si Meta.Bo,bo,bo,kush po ben politike ne kete vend !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve