Teksa na ndajnë edhe një orë nga fillimi i seancës, Endrit Shabani ka mbërritur në Kuvend. Sot pritet betimi i tij si Avokat Populli.

Shabani do të zëvendësojë Erinda Ballancën, e cila 3 vitet e fundit ishte me mandat të mbaruar. Ai u zgjodh si Avokat Populli pas një seance maratonë (11 dhjetor) me 85 vota pro, të ardhura nga socialistët dhe socialdemokratët.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- PD kaos në sallë, deputetët e opozitës ulen në vendet e ministrave: Ku e keni Ballukun? Këlliçi ndez flakadan në sallë, përplasje me gardistët