Këngëtarja Eneda Tarifa duket se tashmë e ka zgjedhur shoqen e saj më të mirë për të kaluar fundjavat.

Ajo është vogëlushja Aria, e cila përmes këtyre fotove të publikuara në rrjetin social “Instagram” tregon se si vajza e saj ka shije që në vogëli përsa i përket rrobave.

eneda tarifa

“Shopping vetëm për Arian! Pupupuu që tani, po kur të rritet që të zgjedhi vetë?”, ka shkruar Eneda bashkëngjitur fotografive, ku Aria duket si një zonjushë e vogël e veshur me një fustan jeshil dimëror.
Marrë nga numri i sotëm i gazetës së përditshme të printuar “shqiptarja.com”.
Redaksia Online