/ATSH/- Rritja e ndjeshme e nxjerrjes së naftës ka rritur mundësitë për përpunimin e saj, ku parashikohet, që për vitin 2015 të arrijë në mbi 700 mijë ton, nisur nga investimet e reja të parashikuara në industrinë rafinuese të naftës, sektor që vlerësohet si përparësi nga qeveria.
Burime zyrtare të Ministrisë së Energjetikës dhe Industrisë (MEI) bëjnë të ditur se rivënia në punë e rafinerive të ARMO-s ka përmirësuar ndjeshëm përpunimin e naftës vendase.
Ndërsa në vitin 2013 u përpunuan 60 mijë ton naftë, vjet, ne 2014 u arrit të përpunohej mbi katërfish, ose 260 mijë ton naftë.
Prodhimi i naftës bruto në Shqipëri vjet u rrit me 200 mijë tonë duke kapur shifrën prej 1.4 milion ton, nga 1.2 milion ton që ishte në vitin 2013.
Potencialet e nëntokës shqiptare tregojnë rezerva të llogaritura në mbi 400 milionë ton naftë, prej të cilave, 40 milionë janë lehtësisht të nxjerrshme. Aktualisht prodhimi në vend ende është larg kuotave të viteve 70-të të shekullit të kaluar, kur nxirreshin deri në 2,2 milionë tonë naftë bruto në vit.
Zona më premtuese e nëntokës shqiptare për sasi të konsiderueshme të naftës është bërë së fundi zona e Shpiragut në Berat, ku kërkimet nga kompanitë "Shell" dhe "Petromanas" kanë vërtetuar se pusi Shpirag-2 prodhon naftë dhe gaz në nivelet 1500 deri 2200 barela në ditë. Ky zbulim ka hapur një perspektivë reale për kërkimet e mëtejshme për naftë dhe gaz në Shqipëri
/Shqiptarja.com